Home Sport Gati puna per ndërtimit e shtëpisë së kuqezinjve në Shkodër

Gati puna per ndërtimit e shtëpisë së kuqezinjve në Shkodër

744
0

loro-boriciMerr fund pritja, gjithçka gati për nisjen e punës për rikonstruksionin e stadiumit të Shkodrës “Loro Boriçi”. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social Facebook. “Gjithçka gati për kantierin e ndërtimit të shtëpisë tjetër të kuqezinjve në Shkodër” shkruan kreu i qeverisë.

Pas miratimit të projektit në Këshillin Kombëtar të Territorit, zgjidhjes së problemeve të pronësisë, dritës jeshile nga FIFA dhe menaxhimin e ambienteve pritet zyrtarisht nisja e punimeve për impiantin e ri në Shqipërisë sipas standardeve evropiane. Në stadiumin e ri “Loro Boriçi”, përveç pistës së atletikës do të ketë dhe ambiente stërvitjeje edhe për sportet e tjera.
loro borici
Pritet që të shtohen 5112 vende të reja për tifozët, nga të cilat 2500 pas portave duke kapur kapacitetin rreth 17 mijë vende dhe rikonstruksioni i tij pritet të kalojë shumën e 12 milionë eurove. Tashmë pritet që të shikohet se si do të ecin punimet dhe nëse do të arrihet që gjithçka të jetë gati për ndeshjen e kthimit me Serbinë më datë 8 Tetor në Shkodër, sipas premtimit të Ramës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here