Hidhet në erë makina e kandidatit të Partisë Socialiste të komunës Shtiqën, Astrit Cengu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në komunën Shtiqën të Kukësit ku automjeti në pronësi të kandidatit të PS-së ka shpërthyer duke shkaktuar panik tek banorët.
Shpërthimi ka ndodhur sapo Cengu ka dalë nga makina dhe fatmirësisht ai nuk është plagosur ndërsa mësohet se makina ka pësuar dëmtime të shumta.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.