Home Aktualitet Arrestohen dy grabitësit: hapen tunel nëntokësor në vendodhjen e bankës

Arrestohen dy grabitësit: hapen tunel nëntokësor në vendodhjen e bankës

118
0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në një nga lokalet e kryeqytetit ku policia e Tiranës arreston dy autorët Taulant Troplini dhe Taulant Beleku, të cilët akuzohen për hapjen e një tuneli i cili do ti çonte ata drejt grabitjes se bankës “Intesa San Paolo”. Për të verifikuar deri në fund këtë akuzë që iu bëhet të dy të dyshuarve, policia hap deri në fund tunelin nëntokësor.
Plani
Tuneli nëntokësor i cili është i padukshëm ndodhet mes dyshemesë së lokalit dhe bankës që ndodhej në pallatin e tyre. Ky tunel do t’i çonte autorët e këtij plani tek mjediset e bankës në këtë mënyrë do të mund të vidhnin të qetë paratë që gjendeshin nëpër sirtarë. Autorët kishin planifikuar gjithçka që në momentin kur morën me qira lokalin pranë bankës. Në këtë mënyrë ata kishin nisur dhe gërmimet për të arritur planin e tyre i cili i ngjan me një skenar të filmit hollivudian, por që arriti të përfundojë me sukses.
Banorët lajmërojnë
Sipas informacioneve të fundit, kanë qenë pikërisht banorët e zonës ata që njoftuan policinë për disa zhurma që kanë dëgjuar gjatë natës në katin e parë të godinës, ku ndodhej lokali nga i cili kishte nisur gërmimi për hapjen e tunelit që shkonte drejt bankës.
Deklarata policisë
Policia tha se natën e kaluar kur u bë arrestimi i të dyshuarve, tuneli ende nuk ishte përfunduar ndërkohë që tashmë janë uniformat blu të cilët vazhdojnë gërmimin e tunelit me qëllim për të verifikuar plotësisht zonën ku do të dilte tuneli brenda bankës. Sipas policisë hapja e tunelit nga uniformat blu bëhet për efekt të dokumentimit të veprës penale. Duke mbajtur në sekret të plotë identitetin e të ndaluarve, policia tha se ka vënë në pranga dy personat që po gërmonin në një lokal të marrë me qira prej pesë muajve. Arrestimi i dy personave është bërë gjatë natës dhe tani, ata po merren në pyetje nga policia e cila dyshon se pas këtij plani fshihen edhe persona të tjerë. Ndërkohë, forcat e policisë po hetojnë vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e duhura hetimore rreth kësaj e çështje të pazakontë.

Previous articleHistoria e shqiptarit që vdiq në atentatin e Kullave Binjake
Next articleBotohet formulari:Të pastrehët, ja kriteret për kredi, punë dhe shtëpi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here