Home Sport Milani kërkon Lorik Canën

Milani kërkon Lorik Canën

890
1

Mesfushorin e kombëtares shqiptare, Lorik Canën, e përditshmja italiane itasportpress.it e konsideron lojtar të një klasi botëror dhe mjaft të talentuar.

Mesfushori shqiptar aktualisht luan tek gjigandi turk, Galatasaray, dhe sipas thashethemeve më të fundit në treg është i ndjekur nga dy klubet Italiane. Në garë përveç Lazios është futur edhe 7 herë kampioni i Europës, Milani i cili po përgatit terrenin për 27 vjeçarin, dikur mesfushor i Sunderland dhe kapiten i Marseilles.

Klubi turk ka një kontratë me Canën deri në 2014. Loriku këtë sezon në superligën turke ka luajtur 21 ndeshje dhe ka ka shënuar një gol, dhe sipas një vlerësimi në treg, mesfushori i “Cim Bom Bom” kushton rreth 10 milionë Euro.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here