Home Aktualitet Protesta per Karelin, Tahiri pezullon 4 policë

Protesta per Karelin, Tahiri pezullon 4 policë

616
0

protesta-policiaPas përplasjeve të ndodhura ditën e djeshme në Tiranë ndërmjet qytetarëve që protestonin për vrasjen e Ilia Karelit në burgun e Nigritas në Greqi dhe forcave të policisë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pezulloi 4 efektivë të policisë së Tiranës për veprime jokorrekte dhe shkelje të procedurave për menaxhimin e tubimeve. Kryeministri Rama, në një reagim në rrjetin social “Twitter”, nga Katari ku ndodhet për një vizitë zyrtare, tha se tashmë efektivët e policisë, ndëshkohen për gabimet, ndryshe nga sa ndodhte më parë, kur “shpërbleheshin” për vrasjet.

“Dje vrisnin njerëz dhe shpërbleheshin me rroga shtesë si heronj,”- shkruan Rama në Twitter,- “ndërsa sot gabojnë dhe pezullohen si të padëshirueshëm.”  Kësisoj, Rama i ka kthyer përgjigje edhe ish-Kryeministrit Berisha, që nëpërmjet një statusi në Fb, denonconte “egërsinë çnjerëzore” ndaj protestuesve.

Bëhet fjalë për efektivët e policisë që morën pjesë në veprimet për shpërndarjen e protestuesve, të cilët digjnin flamuj grek, përdorën fyerje dhe sharje në drejtim të Ambasadës Greke në Tiranë, dhe bllokuan për disa orë rrugën duke tentuar t’i afroheshin ambasadës.

Lajmi konfirmohet nga zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Laura Totraku. Një prej efektivëve të policisë, mësohet se është pezulluar për shkak të incidentit me gazetarin Armand Bajrami, të cilit iu mor celulari dhe ju dorëzua vetëm pasi iu fshinë videot dhe fotot e kryera në protestë.

Ndërsa 3 të tjerët për veprimet gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e turmës. Sipas Totrakut, urdhrat e pezullimit për oficerët e policisë deri në hetimin e plotë të rasteve, është marrë pas një analize për ngjarjet e protestës së zhvilluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Protesta për vrasjen në burgjet greke të Ilia Karelit me emrin e vërtetë Kuderet Kume, degjeneroi në përplasje me policinë gjatë veprimeve të policisë për shpërndarjen e trumës së protestuesve. Nga burimet pranë organizatorëve të protestës u mësua për 6 të rinj të lënduar gjatë përballjes me policinë.  Zyrtarisht policia pranoi se ishin shoqëruar 14 protestues, ndërsa numri i deklaruar nga organizatorët ishte më i madh.

DEKLARATA E PLOTË E POLICISË

Drejtori i Përgjithshëm i Policisё sё Shtetit, Artan Didi zhvilloi një analizё tё plotё pёr tubimin e zhvilluar dje në Tiranë si dhe tё veprimeve tё kryera nga strukturat policore. Nga analiza rezultoi se veprime tё disa punonjёsve tё policisё kanё qenё jo korrekte dhe nё shkelje tё procedurave standarde tё veprimit pёr menaxhimin e tubimeve.

Pёr kёtё arsye u mor masa e pezullimit paraprak nga detyra pёr katёr punonjёs policie, pasi kanё vepruar nё kundёrshtim me procedurat standarde tё miratuara pёr menaxhimin e tubimeve.

Rasti i bёrё publik nga gazetari Armand Bajrami po shqyrtohet me seriozitet dhe po merren masat pёrkatёse pёr veprimet jo etike, jo prefesionale dhe nё kundёrshtim me ligjin tё punonjёsve tё policisё.

Njёherazi nga Policia e Qarkut Tiranё ёshtё komunikuar dhe i ёshtё kёrkuar ndjesё gazetarit pёr çdo veprim aprofesional. Policia e Tiranёs i ka bёrë edhe njё herё thirrje protestuesve pёr pёrmbajtje dhe respektim tё ligjit.

Policia e Tiranёs siguron gjithё qytetarёt se nё pёrputhje me Kushtetutёn dhe ligjet nё fuqi do tё respektojё çdo kёrkesё pёr tubime paqёsore dhe do tё marrё masa pёr mbarёvajtjen e tyre, njёherazi u kёrkon qytetarёve qё tё respektojnё kёrkesat ligjore pёr zhvillimin e tubimeve.

Njёkohёsisht, Policia e Tiranёs mbetet e pёrkushtuar pёr tё garantuar siguri pёr qytetarёt dhe standartet mё tё larta nё shёrbim ndaj qytetarёve dhe shoqёrisё.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here