Home Aktualitet Rikthehet ora dimerore

Rikthehet ora dimerore

233
0

15196Sot  në orën 02:00 të mëngjesit akrepat e orës lëvizen 60 minuta pas, duke rikthyer orën dimërore.

Ora verore zgjati 7 muaj deri të dielën e fundit të muajit tetorit, për të ndryshuar sërish të dielën e fundit të marsit. Ndryshimi bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit dhe për të kursyer energji.

Teoria e ndryshimit të orës është hedhur që në shekullin XVIII, nga Benjamin Franklin, me argumentin se me realizimin e saj do të kursehej shumë energji.

Në fillim të shekullit të XX, teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve që i dha dritën e jeshile projektit “British Summer Time” në vitin 1916, ku përfshihej lëvizja e akrepave të orës përpara gjatë verës për të kursyer energji.

Previous articleVendimi i Kushtetutes pezullon magjistraturen
Next articleFacebook, fantazme ne vend te emojit me habi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here