Home Aktualitet Vendimi i Kushtetutes pezullon magjistraturen

Vendimi i Kushtetutes pezullon magjistraturen

269
0

gjykata-kushtetueseShkolla e magjistraturës nuk do të mundet të  shpallë se kush janë fituesit për këtë vit akademik për magjistratët e rinj si prokurorë dhe gjyqtarë, derisa Venecia të përgjigjet për ligjin e Vetingut. Burime thone  se megjithëse komisioni i korrigjimit ka përfunduar korrigjimet sipas ligjit të vjetër të shkollës i konsideruar ende në fuqi,  pezullimi i ligjit të Vettingut nga Gjykata Kushtetuese ka sjellë pezullimin e shkollës çka do të thotë shtyhet edhe fillimi i shkollës.

Ky vendim është marrë pasi shkolla gjendet mes dy ligjeve, nga njëra anë sipas ligjit të vjeter kuotat për magjistratë përcaktoheshin sipas kërkesave që depozitojnë Prokuroria e Përgjithshme për prokurorë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë për gjyqtarët e ardhshëm. Por për këtë vit ka qënë vetëm Prokuroria e Përgjithshme që ka sugjeruar pesë vende për magjistratë, prokurororë çka do të thotë konkursi për prokurorë kishte vetëm pesë vende.

Ndërkohë që në mungesë të të dhënave nga KLD, shkolla e Magjistraturës e shtyu disa herë provimin. Gjatë procedurave të konkurrimit të zhvilluara sipas ligjit të shkollës, në 10 tetor hyrja në fuqi e ligjit të Vettingut ndryshoi edhe situatën, kjo pasi në këtë ligj kërkohej që Shkolla e Magjsitraturës të drejtonte garën për 25 magjistratë. Por tashmë që për Vettingun pritet Venecia, shkolla nuk mund t’i referohet zbatimit të ligjit, pra, të shpallë fitues 25 magjistrate, ashtu sikundër nuk mund të shpallë as pesë fitues pasi është e pamundur nisja e vitit akademik.

Në këto kushte bashkë me Vettingun të pezulluar, është e pezulluar edhe shkolla që fabrikon prokurorët dhe gjyqtarët e ardhshëm për këtë vit akademik.

Previous articleFabian Duro mahnit yjet e Bayernit
Next articleRikthehet ora dimerore

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here