Home Aktualitet “Wikileaks” për Shqipërinë, Ina Rama urdhëron verifikimin e akuzave

“Wikileaks” për Shqipërinë, Ina Rama urdhëron verifikimin e akuzave

1896
0

Kabllogramet e “Wikileaks”, për Shqipërinë do të kalojnë në “sitën” e Prokurorisë. Burime nga organi qëndror i akuzës bënë me dije, se të gjitha të dhënat e publikuara nga site i “Wikileaks”, që kanë lidhje me Shqipërinë do të verifikohen nga prokurorë të Prokurorisë.

Nëse gjatë verifikimeve, do të rezultojnë se do të ketë elementë të veprës penale, për personat që janë përmendur në kabllogramet e “Wikileaks”, atëherë nuk do të mungojnë as hetimet dhe nisja e procedimeve penale, e as marrja e personave të pandehur, por deri në këtë moment Prokuroria vazhdon të verifikojë si të dhënat e kabllogramit, ashtu edhe të gjitha ato që kanë dalë në media. Kështu, drejtori i hetimit dhe ndjekjes penale në Prokurorinë e Përgjithshme, Sokol Stojani do të jetë ai që do të drejtojë këto verifikime.
Ndërkohë që ditët e fundit, “Wikileaks”, ka nxjerrë në dritë të dhëna që kanë lidhje me çështjen më të debatueshme, atë të Gërdecit, por gjithashtu edhe të rrugës Durrës-Kukës. Të dhënat janë nxjerrë nga kabllogrami edhe për arrestimin e Dritan Dajtit, ku janë vrarë edhe katër punonjës policie. Sipas burimeve të Prokurorisë, nëse gjatë verifikimeve rezultojnë të dhëna, që përbëjnë vepër penale atëherë nuk do të mungojnë as të pandehurit, të cilët janë persona publikë, politikanë si dhe punonjës të Policisë së Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here