Home Bota Somali, përhapet uria, qindra persona vdesin në ditë

Somali, përhapet uria, qindra persona vdesin në ditë

698
0

Kombet e Bashkuara sot kanë tërhequr vërejtjen se më se 750 mijë njerëz mund të vdesin, në katër muajt e ardhshëm, për shkak të thatësisë, për të cilën është thënë se është më e madhja në Afrikën Lindore, në 60 vitet e fundit. OKB-ja ka shpallur urinë në gjashtë rajone në Somalinë Jugore, që në pjesën më të madhe kontrollohet nga grupi radikal islamist, Al-Shabab. Është thënë se qindra vetë vdesin çdo ditë, ndërsa së paku gjysma e tyre janë fëmijë. Dhjetëra mijëra banorë të Somalisë janë larguar nga vendi i tyre, në kërkim të ndihmës. Kombet e Bashkuara thonë se afro 12 milionë njerëzve, në gjithë rajonin, u duhet ndihmë me ushqim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here