Home Ekonomi CEZ: Tërheqim arbitrazhin nëse arrijmë marrëveshje me Shqipërinë

CEZ: Tërheqim arbitrazhin nëse arrijmë marrëveshje me Shqipërinë

716
0

cezKompania çeke e ÇEZ-it deklaroi sot se mund të heqë padinë e arbitrazhit ndërkombëtar kundër Shqipërise nëse të dyja palët bien dakort për një kompensim të drejtë të kompanisë.

Përmës një e-maili zëdhënësja e kompanisë çeke CEZ me qendër në Prage Barbora Pulpanova thuhet se, CEZ është e hapur për bisedime me Shqipërinë rreth mundësisë për të hequr padinë e paraqitur kjo pasi autoritetet shqiptare anuluan licensen dhe bllokuan asetet e cekeve ne shqiperi. “CEZ po mendon të shmangë arbitrazhin nëse të dyja palët bien dakord për një kompesim të drejtë, është shprehur sot zëdhënësja e ÇEZ .

Ndërsa agjencia e lajmeve Reuters citoi ministrin e ekonomisë së Shqipërisë i cili është shprehur se Shqipëria ka në plan t’i kërkojë kompanisë ÇEZ të anulojë padinë. “Kompania çeke nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga qeveria shqiptare”, është shprehur Pulpanova.

Autoritetet shqiptare anuluan licencën e ÇEZ-it, bllokuan astet e saj dhe detyroi kompaninë të largohej nga vendi në muajin janar, pas një viti me shumë diskutime rreth tarifave, taksave dhe biletave të papaguara të faturave të energjisë elektrike nga përdoruesit vendorë.

Kompania ÇEZ kërkon kompesim për dëmtimin e investimeve të saj për ÇEZ shpërndarje, e cila është blerë në vitin 2009, 102 milion euro. Ajo ka investuar 100 milionë euro për riparimet dhe zgjerimin dhe thotë se Enti Rregullator e ka urdhëruar që të blejë prodhimin e brendshëm të energjisë me tarifa të larta pa e lejuar kompaninë çeke te rrisë çmimet për klientët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here