Home Aktualitet Malbardhe, myslimanet ndertojne kishen

Malbardhe, myslimanet ndertojne kishen

775
0

64768100_64774500Ambasada Amerikane në Shqipëri i dha çmimin e “Kampionëve të Vepro TANI” fshatit Malbardhë në Laç. Banorët e besimit mysliman të këtij fshati financuan restaurimin e një kishe 600 vjecacre. Motivacioni i çmimit të dhënë nga Ambasada e SHBA-së ishte bashkëpunimi ndërfetar.

“ I ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane në Tiranë, Henry Jardine i dorëzon çmimin e Kampionëve të Vepro TANI! për muajin shtator komunës Malbardhë, për bashkëpunimin e tyre ndërfetar dhe inisiativën vullnetare për të ndërtuar një vend besimi gjithëpërfshirës.

Për shkak se i vetmi vend historik fetar në fshat, një kishë 600-vjeçare katolike, ishte duke u shkatërruar, shumica e besimtarëve muslimanë të qytetit së bashku me fqinjët e tyre katolikë vendosën të ndërtonin një kishë të re për komunitetin.

Edhe pse Arqipeshkvi Mirdita në fillim ishte në mëdyshje për të financuar një kishë të re për një qytet me shumë pak besimtarë katolikë, anëtarët e komunitetit Malbardhë e bindën atë për të financuar projektin duke i ofruar punën e tyre dhe disa materiale falas.

Tani, në vendin e shenjtë të këtyre rrënojave, qytetarët e Malbardhës i kanë kushtuar një kishë të re të Shën Mëhillit, por ata këmbëngulin se konsiderohet vend i shenjtë si nga muslimanët ashtu edhe nga katolikët.

Fshatarët kanë shprehur dëshirën për të gjetur një mënyrë për të ndërtuar xhaminë e parë të qytetit si projektin e tyre të ardhshëm. Ky qytet i vogël është shembull i përkryer i modelit të vazhdueshëm të tolerancës fetare në Shqipëri.”- bën me dije Ambasada Amerikane .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here