Home Aktualitet Tiranë, pranga komandantit të policisë, fallsifikonte diploma

Tiranë, pranga komandantit të policisë, fallsifikonte diploma

542
0

Akuza për mashtrim ka bërë ndryshimin e rolit, ai që ka shoqëruar të arrestuarit, mbrëmjen e së enjtes është shoqëruar nga kolegët e tij në qeli. Altin Jashari, 49 vjeç, me detyrë komandant Toge pranë Komisariatit të Policisë nr.1 në Tiranë, është arrestuar pasi akuzohet për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve shkollore.

Sipas policisë së kryeqytetit, mësohet se punonjësi i policisë kishte mashtruar një person duke i nxjerrë një diplomë shkolle të lartë false. Teksa ky i fundit ka hyrë në punë, e kanë zbuluar se diploma që ai kishte dorëzuar ishte false dhe për këtë arsye ka bërë denoncim tek Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, i cili ka nisur hetimin. Kështu hetimi disa mujor i kryer nga specialistët e Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Tiranë, duke përdorur të gjitha metodat speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka sjellë arrestimin e punonjësit të policisë së Komisariatit nr.1 në Tiranë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here