Home Aktualitet Don Bosko, konflikt me arme ne nje lokal, plagoset 29-vjecarja

Don Bosko, konflikt me arme ne nje lokal, plagoset 29-vjecarja

541
0

don-bosko“Dëgjuam disa të shtëna me armë. Unë dhe nusja ime u hodhëm sipër gocës për ta mbrojtur. Nuk menduam se një nga plumbat do kapte njërin prej nesh”. Kështu e nisi rrëfimin Julian Laknori, bashkëshorti i 29-vjeçares Rezarta Laknori e cila mbeti e plagosur dje gjatë një shkëmbim zjarri në zonën “Don Bosko”, në Tiranë. Ngjarja u shënua në lagjen “Muzakët”, në verandën e një lokali, ku dy grupe fillimisht janë konfliktuar ashpër me njëri-tjetrin.

Vetëm pak minuta më vonë, njëri prej grupeve i përbërë prej dy vetash janë larguar nga lokali, për t’u kthyer pak çaste më vonë të armatosur. Burime nga policia thanë se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 12 gëzhoja të cilat mendohen të jenë nga dy armë të ndryshme, dhe disa prej tyre janë gjetur në trotuar. Sipas dëshmitarëve, dy autorët kanë qenë të pa maskuar dhe menjëherë pas ngjarjes janë larguar me vrap në drejtim të shkollës “Qazim Turdiu”, për t’u larguar më pas mes lagjeve. Nga të shtënat, mësohet se një prej plumbave kanë kapur në këmbë 29 vjeçaren, e cila menjëherë u dërgua në spital nga burri i saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here