Home Aktualitet 20-vjecarja e vetevrare kishte lene nje leter: “Më falni për këtë që...

20-vjecarja e vetevrare kishte lene nje leter: “Më falni për këtë që bëra, nuk është faji juaj”

516
0

ida-xherahuNë letrën e fundit që ka shkruar para se të vetëvritej, studentja 20-vjeçare i drejtohej një personi me emrin Xhoi, që sipas Policisë dyshohet të jetë një femër.

Ajo i kërkonte falje edhe familjes së saj për veprimin që po kryente, duke theksuar se jeta e saj nuk kishte më kuptim.

“Më falni për këtë që bëra, nuk është faji juaj”, u drejtohet ajo prindërve. Ndërsa më poshtë, mes fjalëve lë të kuptohet edhe shkakun e vetëvrasjes së saj. “Të dua shumë Xhoi. Tani po iki përgjithmonë. E kuptova vonë që ti nuk je ashtu si unë. E kuptova që nuk mund të bëhesh si unë. Dashurinë për ty do ta marr përjetësisht me vete. Lamtumirë!”.

Këto janë disa nga fjalitë e përafërta që 20-vjeçarja ka hedhur në letër para se të vetëvritej, pasi letra e plotë e lamtumirës nuk mund të bëhet e ditur nga grupi hetimor.

Megjithatë, deri tani, ende nuk është arritur të identifikohet vajza me emrin “Xhoi”, që përmendet disa herë në letër, pasi viktima nuk ka dhënë më shumë të dhëna rreth saj, që mund të arrihej të zbulohej identiteti i plotë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here