Adele ka triumfuar në “Brit Awards” duke fituar katër çmime nga 5 nonimine në total.
E lumtur që puna e saj me albumin “25” po shpërblehet, Adele e përlotur tha se nuk mendonte që rikthimi pas më shumë se 3 vitesh mungesë në skenë do të ishte kaq i suksesshëm, edhe pse e pranoi që kishte pasur momente kur nuk e mendonte se mund të rikthehej.
Këngëtarja e hitit “Hello” u shpall më e mira në kategoritë “Artistja më e mirë britanike”, “Kënga më e mirë”, “Albumi i vitit në Britani” si dhe mori çmimin e artistes më të suksesshme ndërkombëtare, një çmim që jepet në bazë të shitjeve të albumit në gjithë botën.
Në të vetmen kategori ku ajo nuk fitoi ishte në “Klipi i vitit”, ku triumfues dolën grupi One Direction me këngtën “Drag me down”. “Artisti më i mirë” u shpall James Bay, ndërsa çmimi për grupin më të mirë birtanik i takoi Coldplay.
“Artisti më i mirë ndërkombëtar” u shpall Justin Bieber, ndërsa për kategorinë e femrave çmimi i takoi Bjork. Për “Grupin më të mirë ndërkombëtar” triumfoi Tame Impala.
Zgjedhja e kritikëve ishte Jack Garratt, ndërsa çmimi special si legjendë e muzikës shkoi për David Bowie. “Producenti më i mirë britanik” u shpall Charlie Andrew.