Home Politike Rama ne Serbi, masa teper te rrepta sigurie

Rama ne Serbi, masa teper te rrepta sigurie

100
0

edi-ramaAutoritetet serbe po përgatiten për vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd, e parashikuar për në datën 10 nëntor. Gazeta serbe “Kurir” shkruan se policia serbe do të marrë masat maksimale të sigurisë dhe mijëra efektivë do të angazhohen për sigurinë e kryeministrit shqiptar.

Duke ju referuar burimeve nga policia serbe, “Kurir” thekson se masat e sigurisë do të jenë të njëjta me masat e marra gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin, Joe Biden apo Hillary Clinton.

Por sipas gazetës, nuk dihet ende nëse kryeministri shqiptar do të ecë në këmbë në Beograd, pasi në këtë rast do të nevojiteshin masa shtesë. Mësohet se shefi i qeverisë shqiptare dhe delegacioni që do ta shoqërojë do të qëndrojnë në Beograd në hotelin me 5 yje “Hyatt”.

Vizita e kryeministrit shqiptar në Beograd ishte parashikuar për në tetor, por incidentet ndodhura gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri vunë në diskutim zhvillimin e vizitës, por më pas palët ranë dakord për ta shtyrë atë në 10 nëntor.

Previous articleKryeprokurori Llalla: Xhuvani i vrau pasi nuk i dhane droge
Next articleShperblehen me nje page shtese policet qe arrestuan Xhuvanin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here