Home Sociale Rama: Prioriteti yne, ekonomia e dijes

Rama: Prioriteti yne, ekonomia e dijes

1304
0

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të premte në Global Positive Forum, një event i organizuar në Paris nën kujdesin e presidentit Manuel Macron, me temë “Nxitja e ekonomive pozitive në vendet në zhvillim”.

Në fjalën e tij, Rama ka deklaruar se qeveria shqiptare po investon pikërisht në të ashtuquajturën ekonomia e dijes, për të ndryshuar imazhin e saj.

“Në pozicionin tim në majën e qeverisë, me kaq shumë ambicie për vendin tim, me aq shumë dëshirë që ambiciet dhe talentet e popullit tonë të përmbushen, çfarë konsideroj unë si elementin më të rëndësishëm të ekonomisë moderne? Është dija.

Në fund, nëse bëjmë sot e kurdoherë diferencat midis vendeve, vendet nuk ndahen midis atyre që kanë, por sa dinë të bëjnë dhe ekonomitë që dinë të bëjnë. Ekonomitë e dijes janë ato më të arrirat, janë ato ekonomitë e së ardhmes.

Sot diaspora është një prej pikave tona të forta, jemi shumë krenarë për bashkëkombësit që janë dalluar në dhe të huaj për artet, shkencën e teknologji, e ata janë lidhja më e mirë që kemi me botën. Shumë prej tyre janë rikthyer në shtëpi dhe na mundësojnë të mësojnë nga ajo që ata kishin mësuar.

Përtej debatit politik mbi ekonominë e konsumit dhe kërkesës, nisma, individi dhe sipërmarrësi, duhet të jetë në qendër të ekonomisë pozitive dhe kjo është gjithmonë e pamundur deri në momentin që nuk e bëjmë. Shqipëria nuk duhet të përfaqësojë më korrupsionin e kriminalitetin, por kreativitetin dhe inovacionin.

E pamundur? Atëherë le ta bëjmë! E di që mund ta bëjmë sepse ndryshimet po ndodhin që tani! Është e qartë për të gjithë ata që vijnë në Shqipëri, por edhe për të tjerët, se ne kemi nevojë për ju që të na ndihmoni të orientohemi në pikat tona të forta, në mënyrë që imazhi i vjetër të zëvendësohet nga një imazh i ri dhe njerëzit të na shohin për atë që jemi dhe atë që ne e dimë që mund të bëhemi”, ka deklaruar Rama.

Më pas, kryeministri shqiptar ka zhvilluar një “mbrëmje miqësore” në pallatin presidencial në Paris, ku ka qenë i pranishëm edhe vetë presidenti Macron.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here