Home Politike Fleckenstein sot ne Shqiperi: “Do vije dita kur do jemi ne...

Fleckenstein sot ne Shqiperi: “Do vije dita kur do jemi ne BE”

254
0

197377TIRANË – Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein viziton sot Shqipërinë. Ai do të qëndrojnë në vendin tonë deri të shtunën, një vizitë 4 ditore e cila do të jetë e ngjeshur me takime me kryeministrin Rama, pjesëtarë të tjerë të mazhorancës si dhe liderin e opozitës Lulzim Basha. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fleckenstein përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ku shpreh përshtypjet e tij të mira mbi Shqipërinë.

Në vizitën e tij e parë në vendin tonë gjatë muajit janar, europarlamentari gjerman ka bërë miq të mirë dhe thotë se ndihet i lumtur që do t’i takojë ata. ”Më pëlqen ky vend, – shkruan Fleckenstein – edhe pse ka ende shumë për të bërë”. Raprotuesi për Shqipërinë në BE shpresh bindjen se “do të vijë dita kur ne do të jemi të bashkuar në Unionin Evropian”.

“Do të jem sërish në Shqipëri dhe do të qëndroj deri të shtunën. Jam i lumtur që do të takoj shumë miq të mirë. Më pëlqen ky vend, edhe pse ka ende shumë për të bërë. Por ne të gjithë e dimë, dita do të vijë, kur ne të gjithë të jemi të bashkuar në Bashkimin Evropian. Do të takoj liderët e qeverisë dhe të opozitës, artistë dhe gazetarë dhe do të qëndroj në “Sheraton”. Gëzohem që po shkoj në Shqipëri”, – shkruan në Facebook raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian.

Vizita e Knut Fleckenstein në vendin tonë vjen në prag të progres-raportit të PE-së për ecurinë e 5 prioriteteve të caktuara nga Komisionit Evropian, përmbushja e të cilave do ta çonte Shqipërinë drejt hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Por vetë ministrja shqiptare e Integrimit Klajda Gjosha është shprehur se këtë proces Shqipëria do ta kalojë me sukses në progres-raportin e vitit të ardhshëm.

197381

Previous articleShengjin, Basha i premton peshkatareve: “Nafte pa akcize, riparim i anijeve”
Next articleTirane, Veliaj nis punen per lirimin e hapesirave publike

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here