Shqipëria është kërcënuar për herë të parë nga militantët e ISIS. Kërcënimi i bërë në gjuhën shqipe flet për ditë të zeza që do të bien mbi vendin tonë që do të tmerrojnë njerëzit që do të kenë frikë të qëndrojnë edhe në shtëpitë e tyre.
“I dërgoj mesazh taghutave (*taghut – ata që i adhurojnë idhujt, por jo Allahun) të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe gjithë Ballkanit: mos mendoni se ne e kemi harruar për zullumin të cilin ju ja bani myslimanëve . Vallahi do të vijnë ditë të zeza për juve. Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në shtëpitë e juaja. Do t’ju vijmë me eksplozivë”.– shprehet Al Kosova, emri i vërtetë i të cilit ende nuk dihet.
Kërcënimi i drejtëpërdrejtë lidhet me “zullumin” që sipas tyre u kemi bërë myslimanëve.
Seksioni për media i ISIS-it e ka publikuar një dokumentar propagandistik për Ballkanin, në të cilin pjesëtarët e tij shprehin akuza dhe kërcënime ndaj jobesimtarëve në Ballkan. Aty paraqitet edhe dy shqiptarë njëri prej të cilëve, Abu Muqatil (Al Kosova) hedh edhe kërcënimet për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë.
Ndërsa militanti tjetër shqiptar i ISIS, Al Albani, emri i vërtetë i të cilit nuk dihet bën thirrje për bashkimin e mylimanëve dhe tentativën për përçarje që sipas tij po u bëhet muslimanëve.
Pas fjalës Al Albani, i cili foli edhe i pari në shqip, në video është futur edhe kontekst i ateizmit komunist shqiptar dhe flitet për Enver Hoxhën si lideri i parë që shpalli Shqipërinë vendin e parë ateist. Më tej në video thuhet se siç edhe u provua komunizmi e pati fundin e saj.
Videoja është publikuar në faqen zyrtare të ISIS jihadology.net ku janë publikur shpesh herë edhe kërcënime drejt vendeve të tjera, por edhe video horror të militantëve të ISIS.
Mesazhi kërcënues i Al Kosova ( 15:15 në videon e plotë)
“I dërgoj mesazh taghutave (*taghut – ata që i adhurojnë idhujt, por jo Allahun) të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe gjithë Ballkanit: mos mendoni se ne e kemi harruar për zullumin të cilin ju ja bani myslimanëve.
Mos mendoni se ne e kemi harruar për armiqësimin që ia keni bërë dinit të Allahut”.
“Mos mendoni se ne e kemi harruar për nënçmimin dhe përuljen që ju ja bëni myslimanëve dhe fesë së Allahut”
“Vallahi do të vijnë ditë të zeza për juve.
Vallahi do të keni frikë të ecni nëpër rrugë.
Do të keni frikë të punoni nëpër zyrat e juaja
Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në shtëpitë e juaja
Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në ëndrrat e juaja edhe atëherë kur ju flini.
Ne do t’ju mposhtim juve me lejen e Allahut.
Do t’ju mbysim juve me lejen e Allahut.
Do t’ju vijmë me eksplozivë”.
Fjala e plotë e militantit tjetër shqiptar të ISIS Al Albani ( 05:50 në videon e plotë)
“O mysliman, ne jemi një umet. Umeti i profetit Allah. Umedi, Umedi më i dashur i Allahut të madhëruar prandaj dhe umedi islam është umedi i trimave, i luanve.
Duhet të jetë i bashkuar që fjala e Allahut të jetë më e largëta dhe fjala e (Tagutëve), e armiqve të jetë më e poshtra dhe më e ulëta. Myslimanët tanë jetojnë krenar në familjet e tyre me vëllezërit e tyre sepse ata janë duke luftuar për të ngritur lartë fjalën e Allahut të madhëruar.
Armiqtë e Islamit e dinë rrezikun e prandaj ata mund të mundohen me çdo lloj mënyrë që të shkatërrojnë këtë shtet. Ata mundohen me çdolloj forme që t’i përçajnë myslimanët dhe t’i largojnë ata prej Dinit të Allahut ata përdorin çfarëdo lloj mënyre që është e mundur vetëm që myslimanët të mos bashkohen dhe të bëhen si një trup i vetëm sepse nëse myslimanët bëhen një trup i vetëm, ata e dinë se është fundi. “