Një baba 40-vjeçar Mattheu Green është bërë personi i parë në Britaninë e Madhe që bën transplantim total të zemrës. Ai kishte probleme mei zëmrën pasi të dyja barkushet nuk funksiononin. Green i cili ishte shumë pranë vdekjes ka lënë spitalin i pajisur me një zemër të re.
“Jam shumë i lumtur që jam përsëri në shtëpi dhe që mund të bëj gjërat e përditshme si të luaj me djalin në kopsht apo të gatuaj diçka për familjen”, shprehet 40-vjeçari pas operacionit që zgjati gjashtë orë.
Atij i është zëvendësuar zemra e dëmtuar me një pajisje e cila do të kryej funksionin e dy barkusheve dhe valvulës. Zemra artificiale funksionon me anë të një pajisje në formë çante që do të shoqëroi kudo tashmë 40-vjeçarin.
Rreth 900 operacione të tilla janë kryer në të gjithë botën deri më tani. Zemra e plotë artificiale është një version modern i zemrës artificiale të vitit 1980.