Home Politike Votohet ne kuvend ,nen per nen projektbuxheti i 2014.

Votohet ne kuvend ,nen per nen projektbuxheti i 2014.

631
0

parla 3Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në orën 11:00 në seancë plenare ku po shqyrtohet nen për nen dhe më pas të miratohet buxheti 2014 dhe paketa fiskale. Në 24 dhjetor pas një seance maratonë prej 25 orësh debate dhe diskutime mes deputetëve Kuvendi votoi në parim buxhetin dhe paketën fiskale.

Në seancën e sotme do të hidhen për votim edhe amendamentet e partive politike. Kreu i PD, Lulzim Basha i bëri dje ftesë Ilir Metës që të bashkojnë votat për të miratuar ndryshimin në paketën fiskale për të ulur taksimin për biznesin fason. PD propozoi 39 amendamente, të cilat u bazuan në konsultimet me grupet e interest, por dhe në premtimet elektorale me të cilat sipas PD-së, PS fitoi zgjedhjet e 23 qershorit.

Lidhur me propozimin e LSI-së për uljen e tatim-fitimit për industrinë e fasoneve, nga 15 % parashikuar në paketën e re fiskale në 10 %, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili informuan se qeveria ka rënë dakord që për biznesin fason të ketë një Paketë të vecantë që pritet të zbardhet brenda Pranverës të vitit 2014.

Një ditë më parë Ministria e Financave nuk pranoi propozimin e deputetëve të LSI, që tatim-fitimi për biznesin fason të mos të rritet në 15 për qind, por të ruhet në masën aktuale 10 për qind.

BERISHA: OPOZITA DO TË MBROJË AMENDAMENTIN PËR FASONËT
Ora 15:20-
 Deputeti i PD-së, Sali Berisha u shpreh në Kuvend, gjatë seancës për miratimin nen për nen të Paketës Fiskale dhe projekt buxhetit të ri se, lidhur me amendamentin e LSI-së për fasonët se “edhe opozita e kishte të gatshëm amendamentin dhe meqenëse ju avancuat ne u bashkëngjitëm pa asnjë kompleks, me interesin më të mirë të atyre bizneseve. Tani, del qartë se parlamenti nuk është më Meta-Rama, por është Rama-Meta, është diktati tiranik i ekzekutivit mbi këtë tempull që sjell ndryshim katasrofal të pozicionit të LSI në raport me Fasonët. Grupi i deputetëve të PD e mbështeti publikisht. Ne nuk paraqitem amendamentin tonë sepse mbështetem tuajat, tani duhet të mbrojmë propozimin tone”.

Berisha gjithashtu paraqiti amendamentin e opozitës për respektimin e kontratave me kompanitë e huaj në disa sektorë. “Amendamenti që paraqes është në përputhje të plotë me rregulloren, nenet dhe ligjin për të cilin ne jemi mbledhur sot këtu. Çfarë kërkon ky amendament? Ky amendament kërkon që ky shtet, të respektojë atë që quhet siguri ligjore, që përbën zemrën e shtetit ligjor, e ligjit dhe funksionimit të tij. Janë me qindra dhe mijëra kontrata të firmosura me këtë shtet, janë projekte gjigante nga gazsjellësi Trans-Adriatik tek gjiganti i Devollit, janë me qindra kontrata të tjera, janë miliarda euro të marra kredi mbi bazën e këtyre kontratave, të cilat do të ktheheshin në afate të caktuara në një regjim fiskal të caktuar 10% dhe ne papritmas, sot, ju ndryshojmë këtyre rregullat në mes të lojës. Ky veprim në shqip quhet zuzar, ky veprim nuk mund të behet nga askush. Ky veprim është i ndëshkueshëm nga çdo gjykatë dhe ju hapni këtu siparin e dhjetëra dhe qindra proceseve gjyqësore, me të cilat do të rrokullisen më rëndë financat e shtetit”, -tha Berisha.

KUVENDI VIJON DEBATIN PËR PAKETËN FISKALE
Ora 15:05-
 Kuvendi vijon diskutimin nen për nen të paketës fiskale që do të nisë zbatimin duke nisur nga 1 janari i vitit 2014. Në seancën plenare që ka nisur punimet që nga ora 11:00 opozita ka paraqitur disa amendamente.

Lidhur me propozimin e LSI-së për uljen e tatim-fitimit për industrinë e fasoneve, nga 15 % parashikuar në paketën e re fiskale në 10 %, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili informuan se qeveria ka rënë dakord që për biznesin fason të ketë një Paketë të vecantë që pritet të zbardhet brenda Pranverës të vitit 2014. Një ditë më parë Ministria e Financave nuk pranoi propozimin e deputetëve të LSI, që tatim-fitimi për biznesin fason të mos të rritet në 15 për qind, por të ruhet në masën aktuale 10 për qind.

MIRATOHET PROJEKTLIGJI PËR AKCIZAT
Ora-13:45- me 75 vota pro dhe 17 kundër Kuvendi miratoi Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Ndërkohë u rrëzuan amendamenti i propozuar nga deputeti i Partisë Demokratike Genc Ruli i cili kërkonte që taksa për akcizën e naftës për fermerët të bëhej zero.

MIRATOHET PROJEKTLIGJI PËR TAKSAT KOMBËTARE
Ora 13:40- Me 76 vota pro , 30 kundër dhe një abstenim Kuvendi miratoi Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”.

MIRATOHET PROJEKTLIGJI PER TATIMIN MBI FITIMIN
Ora 13:25-
 Pasi u hodh poshte amendamenti i Bushatit per tatim fitimin Kuvendi miratoi projektligjin për tatimin mbi fitimin me 77 vota pro dhe 33 kundër.

BIEN AMENDAMENTETE E PAKETËS FISKALE TË PROPOZUARA NGA BERISHA MEDIU DHE BUSHATI
Ora 13:15
 me 73 vota kundër dhe 33 pro janë rrëzuar amendamentet për paketën fiskale të propozuar nga Berisha, Mediu dhe Bushati.

GJIKNURI: NAFTA DUHET TË PËRDORET VETËM PËR TRANSPORTIN, NUK DO TE LEJOHET ME VERXHINE
Ora 13:10-Ministri Gjiknuri argumentoi se asnë ndryshim nuk do të ndodhë me naftën vecse që karburanti do të përdoret vetëm për transporti. “Rritja e çmimit të naftës, ulet ndotja e ambientit”, tha Gjiknuri duke shtuar se duhet punuar më shumë në sektorin e energjisë dhe se energjia nuk është vetëm nafta. Gjiknuri, tha sot në Kuvend se nafta që shkatërronte automjetet, duke u përdorur si karburant, nuk do të lejohet më në treg.
Duke folur në Kuvend, ku po diskutohet p/buxheti 2014 dhe paketa e re fiskale, Gjiknuri akuzoi opozitën e sotme, dje në qeverisje, se gjatë saj, në treg hidhej dhe shitej si karburant, nafta vergjine.

“Tregu nuk do të ketë më karburant pa cilësi dhe naftë që shkatërronte mjetet, do t’i jepet fund dhe nuk do të lejohet më të qarkullojë në treg”, tha Gjiknuri.

“Taksa e qarkullimit për automjetet do të ndikojë pozitivisht në mjedis”, tha Gjiknuri, duke shtuar se “cmimi i naftës do të ndjekë kurbën e tregut botëror si kudo në botë”.
Ministri Gjiknuri akuzoi opozitën për politikat që ndoqi në fushën energjetike, për paqartësitë juridike në shumë kontrata, duke thënë se “CEZ-in e latë në kolaps të plotë financiar”.

BERISHA: PSE RRISNI ÇMIMIN E KARBURANTIT DHE JO TAKSAT PËR BIXHOZIN? NË VITIN 2015, DO RRISNI BORXHIN 80%
Ora 13:00-Deputeti Berisha ka marrë fjalën sërish në Kuvend ku ka akuzuar qeverinë se me nenet në pr/buxhet dhe paketën fiskale do të rrisë koston e prodhimit mbi gjithçka tjetër.

“Të rrisësh çmimin e naftës në vendin me cmime më të larta fut vendin me cmimet më të larta të vendit, do të thotë të shkurtosh qindra mijëra vende pune, të rrisësh të gjitha cmimet e transportit të produkteve, do të thotë të rrisësh koston e prodhimit më shumë se cdo gjë tjetër. Vërtet ju mund të inkasoni 180 milionë dollarë, por ju rrënonin së paku 800 milionë dollarë. Nuk janë gjërat si i bëni ju, janë me meditim, me arsyetim, kjo lëvizje nuk bën punë, argumenti që u rrit kaq e aq është zero, kupa derdhet kur mbushet plot dhe ju po e derdhni atë. Ju garantoj se 2015, borxhi do ju marrë me 85%, por nuk do vuani ju joooo, do vuajë, fermeri, pensionisti shqiptar, jo mo jo, ju nuk do vuani. Pse nuk sillni këtu çmimin e lojërave të fatit, a nuk premtuat 1 javë rresht se do rrisni taksën e tyre. Jua them unë pse. Se mbroni bixhozit tuaja, ku jeni o kumarxhi, pse nuk prekni çmimin e mëkatit, por prekni naftën. Ju që na thatë se kjo është mega makineria e krimit, hajde flisni tani”

BERISHA: STOP PRESIONEVE NDAJ EKONOMISË ,RESPEKTONI SIGURINE LIGJORE
Ora12:30-
 Ish kryeministri Berisha kërkoi që të votohet amendamenti për sigurinë ligjore. Ai u shpreh se bizneseve me të cilat janë nënshkruar kontratat me taksën 10% tashmë po u ndryshohen rregullat e lojës.
“Kërkon që ky shtet të respektojë atë që quhet siguri ligjore dhe përbën zemrën e shtetit ligjor. Janë me qindra kontrata të firmosura me këtë shtet, janë projekte gjigande nga TAP, e deri tek gjigandi i Devollit, janë me qindra kontratat e tjera. Ky vendim është i ndëshkueshëm nga çdo gjykatë. Nga ky vendim do rrokullisen financat e vendit. Ky regjim fiskal pas zotimeve solemne do t’i thotë investitorëve se nuk do paguani 10 po 15 %. Kjo shkel marrëveshjet kontraktuale dhe është hap fatal për investimet. Ne pa pritur sot ju ndryshojmë rregullat në mes lojës. Ky veprim quhet zuzar. Ky veprim nuk mund të bëhet nga askush dhe është i ndëshkueshëm nga çdo gjykatë. Hapni këtu siparin e dhjetra proceseve gjyqësore me të cilat do të rrokullisen më rëndë financat e shtetit. Ju shkelmoni një marrëdhënie kontratuale në mënyrë të pa imagjinueshme. Unë kërkoj që qeveria të heq dorë nga përdorimi i kësaj platforme mashtrime dhe vetëm mashtrime.Kërkoj që të tërhiqen nga kjo taksë. Del i ashtuquajtiri ministër në Ekonomisë, që eshtë tabula rasa në ekonomi, dhe flet për vendet e punës. Ty të ka ngelur ora në terr dhe injorancë të plotë duhet të dish mirë sa kushton një vend pune.

Më duhet t’i them kryekreut, se këto ditë ka një shfaqje shumë të rëndë në tregjet financiare të vendit. U emetuan obligacionit 2-vjeçare në euro, dhe në vend të 40 mln euro të kërkuara, të gjitha ofertat e e marra së bashku, u kërkuan 24 mijë euro. U emetuan obligacione me interes fiks 7-vjeçar dhe sërish u ofruan shumë pak. Është rritur borxhi në vend. Ndërsa kreu i qeverisë është shpallur kukuthi i tregjeve të parasë, ndaj i them stop presionit të ekonomisë. Me këtë pesimizëm, dramacitet ju injektoni vetëm largim dhe frikë të parasë. Kërkoj që t’i jepet qytetarëve ndihma ekonomike, pagesa e aftësisë së kufizuar dhe paga e 13-të. Dhe të paguhen biletat 52 mijë e “Belle Air” sepse i latë shqiptarët rrugëve, me falimentimin që i bëtë kompanisë për ta marrë për vete”, tha Berisha.

Ora 12:35-FASONËT, QEVERIA PAKETË MASASH BRENDA PRANVERËS

Vasili: Hartimi i një pakete për fasonët brenda pranverës

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili theksoi se mbështetja për fasonët është e rëndësishme për punësimin dhe theksoi se qeveria ka garantuar se do të diskutojë problematikën e sektorit fason.
“Hartimi i kësaj pakete për fasonët brenda pranverës. Do të rishprehemi gjatë 3 muajve të ardhshëm në parlament”, tha Vasili.

Ahmetaj: Paketa e masave brenda pranverës

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj theksoi se një paketë masash në mbështetje të fasonëve do të merret brenda pranverës. “Pakete masash në mbështetje të masonëve brenda pranverës. Trajtimi i fasonëve, shqetësim i përbashkët”, tha Ahmetaj.
Duke ju drejtuar opozitës së sotme, dje në qeverisje, Ahmetaj tha se “janë 720 milionë usd borxhe që i krijuat biznesit, prej nga i mohuat 150 mijë vende pune nga moskthimi i këtij borxhi”, ndërsa premtoi shlyerjen e 350 milionë usd vitin që vjen ndaj biznesit. Ministri premtoi se nuk do të ketë taksë progresive për biznesin e vogël.

Ora 12:15Nuk votohet amendamenti i propozuar nga PD, z Fatmir Mediu.

Ora 12:00-Votohet kundër amendamentit të propozuar nga deputeti i PD Ridvan Bode

HIDHET POSHTË AMENDAMENTI PËR ARSIMIT I PROPOZUAR NGA TAFAJ
Ora 11:45-Votohet kundër amendamentit për arsimin i propozuar nga deputeti Myqerem Tafaj. Kundër u votua dhe me kartona dhe me elektronike.

TAFAJ: TË ULET TAKSIMI PËR PAGAT E MËSUESVE
Ora 11:40-Duke përllogaritur masën e fitimit që marrin mësuesit nga taksa progresive përfitimi nuk është as sa gjysma e atij që merrnin. Pagat e mësuesve nuk do të kenë rritje në 3 vite që vinë, kjo do ketë efekte negative në cilësinë e sistemit arsimor. Mos aplikimin e rritjes së pagave të mësuesve do frenonte kthimin e studentëve shqiptarë të arsimuar jashtë. Ne mendojmë që një mësues të përfitojë nga tatimi i ri është e nevojshme të bëhen ndryshime. Propozojmë ndryshim të taksimit për pagat mbi 30 mijë lekë të reja taksimi të jetë 5% .

NIKOLLA: U RRITËN PAGAT PËR MËSUESIN 3 MIJË DERI NË 5 MIJË EURO PËR VENDIN E PUNËS
Ora 11:35-Po gjatë qeverisjes tuaj u rrit pagesa për mësuesit 3 mijë deri në 5 mijë euro për një vend pune. U rrit pagesa e mësuesit për të blerë kreditit. U rrit paga dhe buxheti i mësuesve duke punësuar militantë , duke futur mësues më shumë se ç’duhej. Keqtrajtuat dhe denigruat figurën e mësuesit.

META: I DISKUTOJMË GJATË RRUGËS
11:30-Nuk më keni kuptuar, nuk i përfshijmë për efekt kohe, por kjo nuk do të thotë që kur të vimë tek neni përkatës, deputeti të mos shprehet lidhur me këtë amendament. Pastaj ne e gjykojmë këtu, nëse ky amendament është në përputhje me rregulloren, vendosim dhe për të.

PALOKA: JANË NË PËRPUTHJE TË PLOTË ME RREGULLOREN
Ora 11:20-Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka theksoi se amendamentet e PD janë dorëzuar në përputhje me rregulloren.

RUÇI: NUK KA NDRYSHUAR RREGULLORJA
Ora11:25
 Në kemi një jetë të gjatë parlamentare dhe nuk mund të shpikim në këtë seancë gjëra që janë në kundërshtim me rregulloren. Në 23 vjet asnjëherë nuk ka zgjatur debati për buxhet 26 orë. Është herë e parë që Parlamenti Shqiptar dhe publiku ka dëgjuar 26 orë. Për buxhetin si në tërësi dhe nen për nen ka mendime të posaçme në rregullore. Neni që i referohen kolegët i referohen për votimin, jo diskutimit.
Askush nuk ju mohon të drejtën të propozoni ju i keni bërë propozimet. Lexoj këto kur ke qenë spikere e parlamentit.
Çdo amendim që ka bëre grupi parlamentar i PS ka diskutura 5 minuat i PS dhe 5 minuta ju. Nuk ka ndryshuar rregullorja. Zonja topalli e ke filluar në 10 dhe në 12 ka mbaruar.

META: TË ISHIN DORËZUAR 24 ORË PARA NISJES SË SEANCËS PARLAMENTARE, NUK NA DEL KOHA
Ora 11:10Cështja e amendamenteve të PD, 39 të tilla që u propozuan dje, sipas kryetarit të Kuvendit, është e pamundur të diskutohen sot.
Meta citoi rregulloren ku theksoi se “cështja e amendamenteve tek rregullorja është shumë e qartë, neni 55 pika 4 thotë që cdo deputet ka mundësi të paraqesë amendamentet. Duhet të ishin regjistruar në sekretari 24 orë përpara seancës parlamentare. Afati kohor, nuk është i mjaftueshëm sepse duhet njëkohësisht që amendamentet të mos konsistojnë në propozime të cilat nuk kanë të bëjnë me nene të projektligjit apo të komisionit përgjegjës. Ndaj këto amendamente nuk janë pranuar dhe nuk do i nënshtrohen votimit”.

BERISHA: SEANCA TË VIJOJË DERI NË 12 TË NATËS, MË PAS TË SHTYHET
Ora 11:00-Ish kryeministri Sali Berisha kërkoi që si pasojë e rëndësisë së jashtëzakonshme të kësaj seance, për transparencë, seanca duhet të vazhdojë deri në 12 të natës, dhe më pas të shtyhet, pasi më vonë do të privoheshin qytetarët të dëgjonin diskutimet.
“Mendoj se kërkon transparencën që seanca të vijojë deri në orën 12 me të gjitha diskutimet. Ajo që ndodhi me seancën maratonë 26 orëshe nuk ishte e mirë. Rregullorja ka një mangësi, për gabim shtypi apo si, ka hequr amendamenti orar”.

SEANCA E KALUAR
Ne seancen e kaluar 25 oreshe, projektbuxheti u votua në parim me 79 vota pro dhe 37 kundër. Në fund të seancës së shkuar plenare u votua propozimi i deputetit socialist dhe kreut të komisionit të Financave në Kuvend, Erjon Braçe, i cili kërkoi shtyerjen e datës së miratimit të buxhetit në 28 dhjetor 2013.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here