Në orët e vona të mbrëmjes së sotme ka shpërthyer makina e drejtorit të Ujësjellësit në Ersekë. Sipas policisë në makinën e drejtorit të ujësjellësit Orest Malushi është vendosur lëndë shpërthyese që dyshohet të jetë eksploziv.
Sipas policies lënda shperthyese e përdorur është e llojit tritol dhe ishte vendosur poshtë makinës në krahun e pasagjerëve.
Në momentin e shpërthimit makina ishte e parkuar pranë një lokali. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Në momentin e shpërthimit drejtori ka qenë në festën e administratës. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e vendosjes së lëndës shpërthyese.