Home Sport Vuçiniç kalon tek Juventus

Vuçiniç kalon tek Juventus

621
0

Juventus ka nënshkruar një marrëveshje me sulmuesin e Romës Mirko Vuçiniç për katër vitet e ardhshme. Bardhezinjtë kanë blerë lojtarin e Malit të Zi për 15 milion euro.

27-vjeçari këtë verë u kërkuar dhe nga Totehemi por në fund ishte skuadra italiane ajo që finalizoi një marrëveshje.

Trajneri i Jvuentusit Antonio Konte u vu në kërkim të Vuçiniçit pas dështimeve për blerjen e Serxho Agueros dhe Xhuzepe Rosit. Kjo lëvizje tashmë vë në dyshim pozicionet e dy sulmuesve të Juventusit, Amaurit dhe Kuairelës.

Vuçiniç largohet nga Roma pas pesë sezoneve, më parë gjithashtu pesë sezone qëndroi dhe te Leçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here