Home Aktualitet Dita e 9-të e grevës, dy minatorë në spital

Dita e 9-të e grevës, dy minatorë në spital

504
0

Një tjetër minator lë grevën për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Gentian Ndreu, 29 vjeç ka lënë para pak çastesh galerinë ku po qëndrojnë në grevë prej 9 ditesh minatorët e Bulqizës.

Që në orët e para të ditës, Ndreu ishte paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore por kishte refuzuar të dilte.

Ndërkohë, në mëngjes  një tjëtër  minator la grevën si rezultat i gjendjes shëndetësore. Liman Isufi, 44 vjeç, la grevën në ditën e 9-të pas komplikacioneve që ka patur në rrugët e frymarrjes. Në grevë urie në 1400 metra nën tokë tashmë ndodhen 13 minatorë.

Minatorët ka deklaruar vazhdimin e grevës edhe pas pranimit nga kompania konçesionare, ACR të  rritjes së pagës më 20%.

Një ditë më parë, kompania ACR kërkoi nga minatorët të ndërpresin grevën dhe të kthehen në punë, duke pranuar një nga kërkesat e tyre, rritjen e pagës me 20% dhe negociata për kërkesat e tjera.

Në një konferencë për shtyp, ACR ka reaguar 8 ditë pas nisjes së grevës së minatorëve nga 1400 metra nën tokë.

Sipas kompanisë, një rritje page me 20%, nuk është pak. Ata kanë apeluar që minatorët të mos shkatërrojnë minierën. ACR tha se pas ndërprerjes së grevës dhe nisjes së punë, kompania është e hapur për tu ulur me minatorët dhe për të negociuar lidhur me kërkesat e tjera të tyre.

Minatorët e Bulqizës në ditën e 8 të grevës

Minatorët e Bulqizës kanë hyrë në ditën e 8 të grevës së tyre, ndërsa mësohet se që prej orës 20:00 të ditës së djeshme ata kanë ndërprerë çdo lloj komunikimi me sipërfaqen. Në greve urie  në thellësi 1400 metër nën tokë ndodhen 15 minatorë.

Kreu i Sindikatës së Minatorëvë, Kol Nikollaj denoncoi sot përpjekjet e administartës së ACR-së për të përçarë minatorët, nëpërmjet disa trakteve pa fimrë që janë hedhur në qytetin e Bulqizës gjatë natës së kaluar.

Gjendja shëndetësore e 15 minatorëve të ngujuar mësohet të jetë rënduar së tepërmi. Komunikimet e fundit minatorët I kanë patur me psikologë nëpërmjet telefonit, ndërsa probleme të mëdha mësohet se po hasin me shikimin.

Raportimet e fundit tregojne se miniera rrezikon të përmbytet për shkak të pompave të ujit.

Një ditë më parë, këshilltari i Presidentit, Bamir Topi, Fatlum Nurja takoi minatorët e Bulqizës. Në përfundim të takimit ai tha se do të raportojë tek Presidenti lidhur me situatën dhe atë çfarë është diskutuar mes tij dhe grevistëve.

Ndërkohë, janë 100 minatore mes tyre edhe gra që kanë shenuar emrat ne nje liste, duke shprehur keshtu vullnetine lire per t’iu bashkuar greves se nisur ketu e shtatë dite me pare.

Minatoret kerkojne rritje page tashme ne masen 40%, permiresim te kushteve te punes, uljen e moshes se daljes ne pension dhe largimin e perfaqesuesit te kompanise ACR.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here