Home Aktualitet Tiranë, zjarri në magazinën e fishekzjarreve djeg 1 shtëpi dhe 25 dyqane

Tiranë, zjarri në magazinën e fishekzjarreve djeg 1 shtëpi dhe 25 dyqane

582
0

Një zjarr i fuqishëm në një magazinë fishekzjarresh në Tiranë vuri në alarm këtë pasdite zjarrfikësit e kryeqytetit dhe Durrësit si dhe banorët e zonës ku ndodhej godina. Magazina që ndodhej në kryqezimin e Unazës së Re, pranë tregut ushqimor në zonën që njihet si Qyteti i Nxënësve, u shndërrua pas rreth 4 orësh në një shesh të shkrumbuar. Një orë pas rënies së zjarrit situata doli jashtë kontrollit, u dogj një banesë dhe 2 biznese, ndërsa pas 2 orësh ndizen në flakë të tjera godina. Flakët ishin gjigande dhe lartësoheshin në qiell mbi 20 metra. Në orën 19:00 u konfirmua se zjarrfikësit mundën të lokalizojnë flakët dhe të mbajnë nën kontroll të plotë zjarrin e fuqishëm. Në vendngjarje punuan 10 makina zjarrfikëseje, 4 prej të cilave kishin ardhur nga qyteti i Durrësit, ndërkohë që u kërkua ndihmë edhe nga zjarrëfikset e qyteteve të tjera. Në vendngjarje mbërriti dhe një makinë ushtrie si dhe vetë Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani. Nga zjarri nuk pati persona të plagosur, por vetëm dëme të shumta materiale që priten te llogariten në orët në vazhdim. Bilanci material, magazina me fishekzjarre e mall e shkrumbuar, 25 dyqane me mall të tregut pranë Qytetit te Nxënësve u dogjën si dhe një banesë.

Ora 16:40-Magazina me fishekzjarre dhe lodra për femije ndodhet në kryqëzimin e Unazës së Re, pranë tregut të zonës së Kombinatit, ndërsa zjarri në të mësohet se ka rënë rreth orës 16:30 minuta.
Banorë të zonës sapo kanë parë flakët gjigande dhe tymin kanë njoftuar forcat e zjarrfikëseve. Në vendngjarje mbërriti fillimisht vetëm një zjarrfikëse që nisi menjëherë nga puna për lokalizimin e flakëve dhe më pas 6 të tjera.
Policia nisi menjëherë evakuimin e banorëve që kishin banesat pranë magazinës së fishekzjarreve. Mësohet se zjarri përparon dukshëm dhe për shkak të lëndës që ndodhej në magazinë që përshpejton flakët e zjarrit duke u dhënë përmasa tepër të mëdha. Herë pas herë dëgjohen shpërthime të fuqishme të fishekzjarreve që po digjen brenda magazinës.
7 zjarrfikëse nga Tirana dhe nga Durrësi kanë mbërritur në vendgjarje dhe po tentojnë të lokalizojnë flakët. 3 zjarrfikëse janë pranë një pike karburanti që ndodhet në zonë dhe po luftojnë të mbajnë larg zjarrin.

Nuk ka te dhena per te demtuar
Ora 16:50-Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa mësohet se aktualisht nuk ka asnjë të dëmtuar nga ky incident.
Banorë të zonës po ndihmojnë zjarrfikësit të shuajnë flakët e zjarrit që po kërcënojnë banesat e tyre. Shumica e banorëve janë të komunitetit rom.

Laci: Situata kritike
Ora 17:10-Kreu i zjarrfikëseve të Tiranës, z. Dilaver Laci konfirmoi se situata me zjarrin në magazinën e fishekzjarreve është serioze.
“Përberja e materialeve që përmban magazina vështirëson punën e zjarrfikëseve për shuarjen e flakëve. Nuk ka të dhëna për viktima. Shtëllungat e tymit janë tepër gjigande dhe për këtë arsye ne evakuuam banorët e zonës. Po punojmë që flakët të mos mbërrijnë drejt banesave”.

Rrezik karburanti dhe pika e shitjes se bombolave
Ora 17:15-Nje pike karburanti dhe nje e shitjes se bombolave te gazit jane ne rrezik per shkak te flakeve te zjarrit qe ndodhen vetem 15 metra larg tyre.

Digjet banesa
Ora 17:30-Nje banese po digjet nga flaket pasi zjarri i rene ne magazinen e fishekzjarreve eshte perhapur dhe me teper. Zjarrfikesit po punojne me te gjitha forcat per te shuar flaket, por situata sa vjen e rendohet.

Bllokohet trafiku
Ora 17:40-Trafiku rrugor në këtë zonë është bllokuar totalisht. Vështirësi kanë hasur dhe zjarrfikëset që po tentojnë të futen në lagje, por ndërtimet e reja nuk lejojnë ndërhyrjen me shpejtësi të tyre në vendgjarje.

Shpërthime të fuqishme 
Ora 17:45-Të fuqishme janë shpërthimet e mëdha të fishekzjarreve që digjen në magazinën e përfshirë nga flakët.

Flakët përfshijnë 2 biznese
Ora 17:50-Zjarri që prej 1 ore po djeg magazinën dhe një banesë nuk ka mundur të lokalizohet nga zjarrfikesit. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë godinën e një kafeneje dhe një dyqani aty pranë.

Kerkohet nderhyrja e ushtrise
Ora 18:00-Situata nuk po permiresohet. Nga vendgjarja mesohet se pronare te magazines se fishekzjarreve dhe krere te zjarrfikeseve shprehen se kane paraqitur kerkesen per nderhyrjen e ushtrise Zjarri po del jashte kontrollit.

Digjen 2 lokale, 2 biznese dhe 1 banese
Ora 18:05-Bilanci i zjarrit ne magazinen me fishekzjarre po rritet. TVNews24 ne vendgjarje meson se nga zjarri jane djegur, 2 biznese (dyqane), 2 lokale dhe 1 banese.

Shpërthim i fuqishëm në magazinë
Ora 18: 10-Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në këto momente në zonën ku po digjet magazina e fishekzjarreve. Shpërthimi ka ndihmuar flakët të përhapen me furi në godinat pranë magazinës në flakë.

Nishani e Kulicaj në vendgjarje 
Ora 18: 15-Ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe zv/Drejtori i Policisë së Tiranës, Kulicaj në vendgjarje

Kerkohet ndihme nga Lezha e Kavaja
Ora 18:20-TVNews24 meson se situata po tensionohet dhe me teper. Mesohet se eshte kerkuar dhe ndihma e zjarrfikeseve te Lezhes dhe Kavajes.

Mbërrijnë dhjetra tregtarë, duan të shpëtojnë mallin në treg 
Ora 18:30-Tregtarët pranë tregut në Kombinat ku dhe ndodhet magazina që prej 2 orësh po digjet nga një zjarr intensiv kanë mbërritur në vendgjarje. Ata kërkojnë me insistim të futen në bizneset e tyre për të shpëtuar mallin.

Shkak, dyshohet një shkëndijë elektrike 
Ora 18:35-Deri me tani nuk ka nje shkak te qarte mbi renien e zjarrit, por dyshohet per nje shkendije elektrike.

Nishani largohet nga vendgjarja 
Ora 18:45-Ministri Bujar Nishani pasi koordinoi punën për 25 minuta situatën me zjarrin prane Qytetit te Nxenesve, largohet nga vendgjarja.

Vijon zjarri, një makinë ushtrie në ndihmë të zjarrfikëseve
Ora 18:55-Që prej orës 16:30 minuta kur u mësua se zjarri nisi të djegë magazinën e fishekzjarreve dhe lodranë pranë Qytetit të Nxënësve, situata vijon të jetë kritike. Në vendgjarje vazhdon puna nga zjarrfikësit dhe një makine ushtrie për të shuar flakët gjigande që tentojnë të përpijnë banesat e bizneset aty pranë.

Drejt rënies intensiteti i zjarrit 
Ora 19:00-Ka qënë kjo ora kur zjarri është vënë nën kontroll të plotë nga zjarrfikësit. Kreu i zjarrfikëseve, Dilaver Laci konfirmoi për TVNews24 se duhen pak minuta për të shuar krejtësisht flakët.

2 prokurorë në vendgjarje 
Ora 19:10-Në vendgjarje kanë mbërritur dhe 2 prokurorë të Prokurorisë së Tiranës që pritet të nisin hetimet për shkaqet që kanë shkaktuar ndezjen e flakëve në magazinën e fishekzjarreve dhe lodrave.

Poni: U dogjën 25 dyqane, situata ishte shumë e rrëzikshme 
Ora 19:30-Zv/ministër i Brendshëm, Ferdinant Poni bëri të ditur bilancin e zjarrit gjigand sot në magazinën e fishekzjarreve. Përvec miliona lekëve dëm në magazinë, zjarri përpiu 25 dyqane me mall brenda dhe një banesë. Poni falenderoi tregtarët që ruajtën qetësinë në momentet kur grupi punonte për shuarjen e zjarrit.
Zv/ministri theksoi se situata sot ishte e jashtëzakonisht e rrezikshme. “Por, ministria, shërbimi zjarrfikës, minstria e mbrojtjes, prefektura, bashkia e Tiranës realizuan një operacion në kohë të shpejtë dhe mundën që zjarri i fuqishëm të lokalizohej pa kryer dëme të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here