Home Politike Tropojë, Berisha: PS të lërë politikën bllokuese

Tropojë, Berisha: PS të lërë politikën bllokuese

527
0

Kreu i qeverise, gjate vizites se tij ne Tropoje  i ka bere thirrje opozites te lere politiken e bllokimit dhe te bashkepunoje ne interes te vendit per reformat integruese.

“I bëj thirrje opozitës të bashkëpunojmë për reformat në Parlament. Të lëmë mënjanë interesat e karrikes dhe te shohim interesat e kombit” – tha Berisha.

Ai ka premtuar vazhdimin e investimeve ne infrastrukturen rrugore, duke deklaruar se  rrugët e Shqipërisë do të asfaltohen te gjitha.

Sipas tij,  qeveria shqiptare ka investuar 120 miliard lekë për infrastrukturën,  ujësjellësa, shkolla dhe kanalizime në rrethin e Tropojës.

Nje dite me pare, zyra per shtyp te shefit te qeverise, beri me dije se Berisha “në orën 10:00 inaguron aksin Bajram Curri–Ragam Kam, Tropojë,(loti 1, rreth 17 km) dhe Bajram Curri – Ragam Kam, Tropojë (Loti 2, rreth 15 km)”.

Vizita nuk parashikohet te jete shume e gjate, per shkak te axhendes se ngjeshur te kryeministrit, i cili pas mesdite do te jete serish ne kryeqytet.

Nderkaq Tropoja ka marre masat per t’i rezervuar atij nje pritje te denje. Ne rruge jane vendosur postera me mbishkrimin “Mireserdhe bir i Tropojës”. Përgjatë 21 viteve në politikë, Sali Berisha e ka vizituar 5 herë vendlindjen, Malësinë e Gjakovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here