Home Aktualitet Kancelarja Merkel mberrin ne Tirane ne nje vizite historike per Shqiperine

Kancelarja Merkel mberrin ne Tirane ne nje vizite historike per Shqiperine

744
0

merkel-rama3Kancerlarja gjermane Angela Merkel preku për herë të parë tokën shqiptare në vizitën e saj zyrtare në vendin tonë në kuadër të turit Ballkanik. Me korrektësinë që i karakterizon, avioni qeveritar gjerman u shfaq në qiellin shqiptar në 13.30 minuta.

Në pistën e aeroportit ndërkombëtar kancelarja gjermane Angela Merkel shkeli për herë të parë tokën shqiptare në një vizitë të konsideruar më shumë se historike, ku u prit nga delegacioni i kryesuar nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi. Nën masa të larta sigurie, nisi menjëherë rrugëtimi me një autoveturë historike gjermane nga aeroporti drejt kryeqytetit. Karvani i gjatë i makinave u nis drejt kryeministrisë në pritjen shtetërore për këtë vizitë historike. Një pritje e ngrohtë dhe nga qytetarë të shumtë që kanë që dalë në rrugë.
merkel-rama2
Në cep të tapetit të kuq që zgjatej në shkallët e kryeministrisë shefi i qeverisë Edi Rama priti qetësisht rrotullimin në sheshin “Nënë Tereza” të mikes kancelare dhe i uroi mirëseardhjen me një ceremoni zyrtare. E ndërsa ngjiste shkallët drejt sallës ku do të zhvilloheshin takimet zyrtare zonja e hekurt e Evropës i rezervoi një përshëndetje të ngrohtë qytetarëve të shumtë që ishin afruar pjesës së bulevardit mes kuvendit dhe kryeministrisë.

Në 4 orë qëndrimi në Tiranën zyrtare, Merkel do të takojë kreun e shtetit Bujar Nishani dhe kryeministrin Edi Rama.

Pas takimit kokë më kokë e kryeministrin Edi Rama, dhe takimit mes dy delegacioneve, në orën 15.40- 16.10 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp ku do të ceken tema të bashkëbisedimit si dhe përfundimet e takimeve dypalëshe. Më pas Merkel do të ketë një takim me presidentin Nishani dhe me tej në orën 16:40 Merkel do të jetë së bashku me Ramën pjesë e konferencës ekonomike Shqipëri-Gjermani, që do të mbahet në Tirana Biznes Park në afërsi të Rinasit.

Merkel nuk do të takojë kreun e kuvendit Ilir Meta dhe atë të opozitës Lulzim Basha. Këto takime nuk janë shmangur për ndonjë arsye të veçantë, por vetëm për shkak të axhendës së kufizuar të kancelares gjermane, e cila do të qëndrojë në Shqipëri 4 orë e 10 minuta.

Stacionet e tjera të udhëtimit të Merkel janë Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.

Ora 14:48 Nis konferenca për shtyp Rama-Merkel
merkel-rama
Kryeministri Rama ka vlerësuar vizitën e Merkelit në Tiranë, si një nga personat me më tepër ndikim në arenën ndërkombëtare.

Rama e ka falënderuar Merkelin për mbështetjen e dhënë për një Shqipëri të fortë në arenën ndërkombëtare. Sipas Ramës, Merkel ka dhënë kontribut për rajonin duke ulur për herë të parë në një tryezë liderët vendeve ballkanike.

Duke folur për marrëdhëniet me Serbinë, Rama theksoi se do t’i zhvillojë marrëdhëniet nën modelin e Francës dhe Gjermanisë, kjo për t’i dhënë fund konflikteve të të shkuarës.

Më tej Rama u shpreh se është e domosdoshme që BE dhe të gjitha vendeve të BE të bëjnë pjesën e tyre, pasi sipas tij integrimi në BE është vizioni për të ardhmen dhe lënia jashtë saj i lë një boshllëk që mbushet nga nacionalizmi.

Gjithashtu Rama bëri me dije se në takimin me Merkelin u bisedua lidhur me çështjen e azil kërkuesve duke theksuar se është një shqetësim për të dyja vendeve.

Merkel gjatë konferencës së përbashkët me Ramën u shpreh se Be nuk është lodhur nga procesi i zgjerimin dhe theksoi se ky proces varet vetëm nga përmbushja e kushteve.

“Në momentin që diskutohet rreth procesit të integrimit dëgjoj që BE kërkon të ngadalësojë procesin e anëtarësimi. Kjo ka të bëjë me kredibilitetin e vendeve dhe përmbusha e kushteve të caktuara”, tha kancelarja gjermane. “Shqipëria ka bërë progres mjaft të mirë. Por ende nuk janë plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim. BE nuk krijon ngadalësim artificial.”

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se vendit tonë i lind e drejta të kërkojë një datë për hapjen e negociatave pasi të kryej reformën në drejtësi që është një prej kushteve të kërkuara nga BE.

Më tej, Rama u shpreh se, “duket jashtë mode që ne në Ballkan duam të hyjmë në BE, ndërsa në BE ka disa që duan të dalin nga unioni.”

Ora 14:28 Qytetarët: Presim antarësim në BE dhe zgjidhje për emigrantët që kërkojnë azil në Gjermani
qytetaret-shqiperi
Sapo ka shkelur tokën përpara kryeministrisë, kancelarja Agela Merkel ka përshëndetur qytetarët e shumtë të cilët e prisnin aty.

Ata kishin ardhur nga Durrsi, Drenica dhe qytete të tjera për të pritur në një vizitë të parë dhe historike në Tiranë kancelaren Merkel.

Në prononcime për A1 Report ata shprehen mjaft të lumtur për vizitën e kancelares në vendin tonë duke shpresuar se vizita e saj do jetë shumë pozitive për vendin.

Qytetarët thonë se presin një antarësim sa më të shpejtë të shqipërisë në BE.

“Antarësimin në BE ishalla realizohet sa më shpejt. Dh shqipëtarët që janë në gjermani për të kërkuar azil ishalla e marin dhe kjo vizitë është pozitive”, – thotë një qytetare  e cila kishte ardhur bashkë me familjen e saj nga Durrësi

E pritëm me shumë dëshirë dhe ishalla do bëjë diçka të mirë për të gjithë shqiptarët. Për emigrantët ishalla bën diçka pozitive. Ne nuk e kuptojmë politikën, por për ne shqiptarët që jemi popull i varfër shpresoj të kemi favorizime, të mos kemi taksa shumë të larta”, – thanë të tjerë qytetarë.

Ora 14:15 Ceremonia e pritjes zyrtare ne kryeministri
Nen tingujt e himneve te dy shteteve, fillimisht ai gjerman dhe me tej himbi yne kombetar, eshte pritur zyrtarisht ne vendin tone ne viziten e pare ne Shqiperi, kancelarja gjermane Angel Merkel. Ndjesia e kesaj vizite ishte e vecante aq sa te kujton ardhjen e papa Franceskut shtatorin e kaluar. Ashtu si Ati i Shenjte, edhe zonja Merkel u prit ne shesh nga qytetare shqiptare. Me daljen nga eskorta qe e shoqeroi nga Rinasi drejt Tiranes, Merkel eshte kthyer nga shqiptaret duke i pershendetur.  – See more at: http://shqiptarja.com/home/1/merkel-e-duam-shqip-rin–n–be-nuk-ka-ngadal-sim-artificial–303126.html#sthash.NAPU7I6k.dpuf

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here