Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur fitoren e homologut të tij Hashim Thaçi në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë.
Përmes një postimi në Twitter, Kryeministri Rama ka uruar suksese për anëtarët e rinj të parlamentit kosovarë, duke theksuar se pavarësisht se është bërë shumë, sipas tij ende ka shumë për tu bërë.
“Urime Hashimit & PDK per fitoren, suksese te gjithe anetareve te Parlamentit te ri te Kosoves.Shume eshte bere ka ende shume per te bere.” shkruan Rama në Twitter.