Në sheshin e Vjenës teksa në ekranin e madh ndiqej me vemendje festivali europian një i ri shqiptar është ngjitur duke valëvitur flamurin e Shqipërise së madhe. I njëjti flamur që u lëshua me dron në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri është valëvitur edhe në në sheshin qendror të Vjenës, ku ishte organizuar të ndiqej gara e Eurovizion me moton “Ndërtimi i urave”.
Mediat serbe shkruajnë se i riu shqiptar e ngriti flamurin në momentin që po këndonte përfaqësuesja e Serbisë. Bashkë me flamurin e Shqipërisë së madhe ai ka valëvitur edhe flamurin shqiptar dhe atë të Kosoves.
Gazeta “Tanjug” shkruan se ngjarja e bukur e muzikës u prish për pak momente nga një shqiptar i cili u ngjit në skenën ku ndodhej ekrani i madh, për të valëvitur 3 flamuj, mes të cilëve dhe atë të Shqipërisë së Madhe.