Home Kosova Pasagjeri i aksidentuar: “I thame shoferit te ulte shpejtesine”

Pasagjeri i aksidentuar: “I thame shoferit te ulte shpejtesine”

781
0

aksidenti-autobus-kosovarTre persona po marrin ndihmën mjekësore nga 49 të cilët ishin pjesë e aksidentit të djeshëm të autobusit që po udhëtonte nga Slazburgu për në Prishtinë, i cili doli nga rruga në Rudarë të Serbisë. Dy janë në QKUK ndërsa tjetri në Serbi pas një intervenimi kirurgjik që i është bërë.

Në një intervistë dhënë për KosovaPress njëri prej tyre, Fedrit Kasabaj, shprehet se aksidenti u shkaktua nga shpejtësia e madhe, duke shtuar se disa e paralajmëruan shoferin që të ulte shpejtësinë por që ai nuk e kishte dëgjuar.

Kasabaj, tha se i ka 4 brinjë të thyer ndërsa thotë se për fat të mirë gruaja e tij, dy fëmijët dhe mbesa me të cilët ishte nisur për në Kosovë janë mirë.

“Ne kemi qenë duke ardhur nga Italia për Kosovë gjatë rrugës pasi kemi pushuar në një vend dhe për të ngrënë bukë ka filluar rruga dhe shoferi ka filluar të vozisë shumë shpejt dhe unë dy a tri herë i kam tërhequr vërejtjen por edhe udhëtarët e tjerë i tërhoqën vërejtjen sepse edhe fëmijët filluan të vjellin. Ai prapë nuk e ndalte shpejtësinë e madhe… arriti në një kthesë të vogël dhe kanë qenë tri kerre para tij dhe ka filluar t’i tejkaloj dhe aty nuk ia arriti qëllimit dhe na qiti jashtë rrugës”, ka thënë Kasdabaj.

Derisa dy persona që ishin udhëtarë të këtij autbosui po trajtohen në QKUK njëri në Klinikën Klinikën Torakale dhe tjetri në Klinikën Neurokirugjike, i treti që po merr trajtim mjekësorë ndodhet në Serbi, por nuk ëhstë në rrezik për jetë.

Këtë ka bërë me dije për KosovaPress, Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente ku bënë me dije se dy pacientët që mbrëmë janë transferuar në këto klinika, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën. Avni Behluli, mjekë kujdestar, tha për KosovaPress se pacienti i cili është i shtruar në Klinikën Torakale, është në gjendje të qëndrueshme.

Behluli, ka shtuar se pacienti ka thyerje të brinjëve serike në anën e majtë por, nuk ka lëndime të brendshme. Sipas tij, pritet që pacienti të lërë spitalin brenda dy ditësh.

“Gjendja e pacientit është e qëndrueshme. Ai u transferua nga spitali i Pprokuplje me thyerje të brinjëve serike në anën e majtë pa lëndime të brendshme.. Mbrëmë dhe sot ju kanë realizuar dy incizime radiologjike dhe nuk ka shenja për komplikime. Pritet që brenda një ose dy dite të lërë spitalin”, ka thënë Behluli.

Edhe, Bashmir Xhema, këshilltari i Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj bëri të ditur për KosovaPress se nga 49 personat të cilët kanë qenë në autobus vetëm një prej tyre ka mbetur në Serbi, kurse të tjerët kanë arritur në Kosovë.

/KosovaPress/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here