Home Bota Londer, digjet kulla 27 kateshe, njerezit kercejne nga dritaret

Londer, digjet kulla 27 kateshe, njerezit kercejne nga dritaret

743
0

Rreth orës 01:15 të mëngjesit me orën lokale një zjarr i madh ka shpërthyer në një ndërtesë 27 katëshe në perëndim të Kryeqytetit britanik.

Zjarri “i tmerrshëm” goditi Kullën Grenfell e cila përfshin 120 apartamente, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Disa persona janë duke u trajtuar për shkak të lëndimeve dhe thithjes së tymit, raporton policia britanike.

Dëshmitarë okularë thanë se dikush kishte kërcyer nga pallati dhe të tjerë që kërkonin ndihmë.

Rreth 200 forca zjarrfikëse po përpiqen ta marin nën kontroll situatën.

Banorët kanë krijuar litarë prej çarcafëve për të zbritur në tokë dhe për të shpëtuar nga flakët.

Policia ka evakuar zonën përreth pasi rrezikohet të shembet ndërtesa ndërkohe vijon evakuimi i banorëve të bllokuar në ndërtesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here