Home Bukuria Si te trajtojme majat e dyfishta

Si te trajtojme majat e dyfishta

854
0

woman-with-dry-hairTrichoptilosis është  dobësimi i flokëve që çon në krijimin e zakonshëm të majave të dyfishta (dhe nganjëherë të trefishta).

Pse formohen?
Në thelb mund të themi se sa me shumë flokët janë të brishtë, të hollë, të dobësuar, aq më e lehtë është të degëzohen.
Ndikojnë dhe veprimet e shpeshta (përfshirë përdorimin e ekzagjeruar të furçës), të cilat kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme për të përshpejtuar procesin e formimit të majave dyfishe.

Shkaqet termike – përdorimi i tepruar i tharëses së flokëve, piasterit për drejtimin dhe dredhjen e flokëve.
Shkaqet kimike – për shkak të ngjyrave, zbardhuesve, etj., rezultati është i njëjtë: flokët pa jetë, të lehtë për t’u këputur dhe shfaqja e majave dyfishe.

 

Nëse ekzistojnë, duhen prerë

Nëse nuk dëshironi të arrini deri në përdorimin e gërshërëve, duhet të ndiqni me këmbëngulje dhe saktësi një sërë rregullash që parandalojnë formimin e majave dyfishe. Pasi të jenë formuar, për fat të keq, nuk mund të bëni asgjë… përveçse t’i pritni!

Mund të reagoni më herët duke i parandaluar, me anë të këshillave të mëposhtme, shumë praktike dhe të thjeshta:
▪ Përpiquni të përdorni sa më pak të jetë e mundur tharësen e flokëve;
▪ Përdorni një krehër me dhëmbë të gjerë prej druri;
▪ Përdorni llastik të butë, i cili nuk i demton  flokët;
▪ Para se t’i thani, aplikoni një produkt, i cili mbron nga i nxehti dhe ndotja;
▪ Aplikoni në mënyrë të rregullt maska ushqyese që i hidratojnë dhe forcojnë flokët.

Ja nje maske  ushqyese per trajtimin e tyre.

Per masken nevojiten

2 luge mjalte

1 luge vaj bajame

1 luge uthull molle

Pai i kemi perzier mire te tre perberesit, alikojme masken ne fundet e flokeve dhe e mbajme per 30 minuta. pas kesaj e lajme flokun si zakonisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here