Është ekstraduar nga Athina në aeroportin e Rinasit një person i dënuar me 18 vite burg për vrasje.
Albert Islami, 48 vjeç, lindur në Fier është arrestuar si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, për t’u ekstraduar më pas në vendin tonë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier , më datë 11.11.1998, e ka dënuar me 18 vite burg 48-vjeçarin, për kryerjen e veprës penale, “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal Shqiptar.