Home Aktualitet Ministria e Arsimit shpall listen e drejtoreve

Ministria e Arsimit shpall listen e drejtoreve

643
0

Ministria-e-ArsimitMinistria e Arsimit dhe Sporteve ka publikuar listën e të gjithë personave që kanë aplikuar për postin drejtues në njërën prej trembëdhjetë Drejtorive Rajonale Arsimore të vendit. Në përputhje me nenin 13 të Ligjit Nr. 8549, dat6 11.17.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”, si dhe pikën 12 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231 datë 11.05.2000 “Për pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës”, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zhvilluar verifikimin paraprak te kandidatëve për pozicionet për 13 pozicionet në krye të 13 Drejtorive Rajonale të Vendit. Pas verifikimit paraprak të kandidatëve për pozicionet e mesipërme, të gjithë kandidatët të cilët plotësojnë kushtet për të hyre në testim duhet të ndjekin procedurën e konkurrimit për kalimin në fazën finale si më poshtë.

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 11.11.2012, ditën e hënë në orën 10.00 në Fakultetin Ekonomik në Tiranë. Ndërsa, testimi me gojë do të zhvillohet në datën 12.11.2013 ditën e martë nga ora 10.00 deri në orën 16.00, në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ata aplikues që kanë ankesa për sa i përket rezultateve të mësipërme duhet që t’i bëjnë brenda dy ditëve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Siç ishte bërë e ditur edhe më parë, lista e kandidatëve që kishin aplikuar për pozicionin drejtues në një prej Drejtorive Arsimore Rajonale u publikua ditën e djeshme.

Ndërkaq, në orët e mëngjesit dhe të mesditës së djeshme lista e personave që kishin aplikuar për postin e drejtuesit në një nga DAR-ët e vendit nuk ishte e afishuar në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit siç pritej. Arsimi është një nga pikat më të rëndësishme të qeverisë aktuale. Përmirësimi i standardeve të shkollave dhe univesriteteve mbetet një prioritet për qeveritarët. Deri tani në daljet e shumta mediatike të ministrave dhe zëvendësit e tyre, kryefjala ka qenë gjithmonë ndërtimi i një administrate publike në bazë të meritokracisë dhe në shërbim të qytetarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here