Home Sport Shqiperia shenon arritje historike ne renditjen e FIFA

Shqiperia shenon arritje historike ne renditjen e FIFA

571
0

de-biaziShqipëria ka shënuar një arritje historike në renditjen botërore të FIFA-s duke zënë vendin e 48-të.
Në drejtim te tranerit te kombetares sonë, Gianni De Biasi kane shkuar nje lumë mesazhesh dhe komplimentash.
Ai shprehet se “zemra” është sekreti i Shqipërisë dhe ëndrra jonë.
Nëpërmjet një mesazhi në faqen e tij në Facebook, ku kohët e fundit, De Biasi ka qenë mjaft aktiv në komunikimin e tij me tifozët, i falënderon të gjithë për mbështetjen dhe fjalët e mira, ndërsa shton se, të gjitha këto shkojnë për lojtarët, skuadrën dhe të gjithë mbështetësit.
Unë vazhdoj ta përsëris, thotë De Biasi, është zemra që mund t’i ndryshojë gjërat.
Sipas De Biasit, falë tifozëve, zemra e lojtarëve dhe e të gjithëve ne është plot vendosmëri, entuziazëm, grinte, kurajo dhe vëmendje.
“Zemra është sekreti ynë! Zemra është ëndrra jonë.”- përfundon trajneri i kombëtarës kuqezi, Gianni De Biasi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here