Home Politike LSI, Vasili: Doshi i ka bere dhuratë gruas së Çinarit nje apartament

LSI, Vasili: Doshi i ka bere dhuratë gruas së Çinarit nje apartament

595
0

vasiliKreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka hedhur sot akuza të rënda mbi Tom Doshin.

Me anë të një dokumenti Vasili ka akuzuar Doshin se ai kishte njohje me gruan e Petrit Çinarit pasi i kishte dhuruar kësaj të fundit një apartament 80 metra katrorë në muajin gusht të 2014 pikërisht pak kohë para se të hidheshin akuzat për atentat.

“Por si qëndron e vërteta lidhur me këtë çështje? Po ju bëj publike certifikatën e gjendjes familjare të z. Petrit Çinari. Z. Çinari, i datëlindjes 1963, lindur në Gjerps të Skraparit është i martuar me znj. Alma Nasi Çinari, e datëlindjes 1980 lindur në Libofshë të Fierit. Personi i panjohur nga Tom Doshi, pra pa asnjë lidhje, krejtësisht i paditur prej tij, ç’na rezulton? Na rezulton që z. Tom Doshi këtij personi, pra znj. Alma Çinari, i ka bërë dhuratë një apartament prej rreth 80 metra katrorë me një vlerë prej 39 mijë e 400 euro sipas kësaj kontrate shit-blerjeje, që unë po bëj publike dhe kjo dhuratë ka ndodhur pikërisht në gusht të vitit 2014, tre javë përpara se z. Tom Doshi do të deklaronte të ashtuquajturën vrasje që ishte përgatitur, apo atentat që ishte përgatitur t’i ndodhte.

Ju të gjithë jeni tashmë shumë të qartë që këtu kemi të bëjmë me një mashtrim të paskrupullt në dritën e diellit dhe me fakte të rënda dhe tepër flagrante, për të cilat komentet e mia të mëtejshme besoj se do të ishin të panevojshme, sepse janë të qarta dhe tepër të thjeshta. Por dalja në dritë e këtyre fakteve që përsa i takon peshës dhe rëndësisë së tyre janë tepër të rënda, kërkojnë në radhë të parë dhe mbi të gjitha që prokuroria shqiptare të thellohet dhe të zbardhë deri më një, këtë skandal korrupsioni të nivelit tepër të lartë të dëshmitarëve të fabrikuar si gjoja vrasës, të vënë në shërbim dhe të denoncuar nga Doshi dhe Berisha me qëllimin e vetëm për të montuar një gjoja plan atentatesh të paqenë me qëllim tepër të qartë të destabilizimit dhe të mashtrimit të opinionit publik për qëllime shumë të rënda që shkojnë kundër interesave të vendit dhe të shqiptarëve. Sigurisht që unë po zbuloj sot një fakt tepër të rëndë, por sigurisht që nuk është i fundit. Është vetëm një në morinë e fakteve të reja, gjithashtu tepër të rënda, të njëpasnjëshme, të cilat e thellojnë skandalin dhe dimensionin e përmasat e tij, por ky denoncim ju siguroj që do të vazhdojë të bëhet, sikurse edhe sonte, edhe në orët që vijojnë me dokumente dhe me prova të reja,”- tha Vasili.

Po ashtu në fund të fjalës së tij Vasili tha se ky është vetëm fakti i parë që po publikohet por në vijim do të ketë edhe raste të tjera që sipas tij e thellojnë edhe më shumë skandalin.

Petrit Çinari është akuzuar dje nga deputeti Tom Doshi si personi që kishte marrë porosi nga babai i Ilir Metës për ta vrarë atë pasi sipas Doshit Çinari është një qitës i shkëlqyer. Vasili ka ftuar Prokurorinë që ta çojë deri në fund këtë hetim për të zbardhur çështjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here