Home Bota Ushtria ruse zhvillon manovra ushtarake duke dërguar 8 000 trupa të armatosura...

Ushtria ruse zhvillon manovra ushtarake duke dërguar 8 000 trupa të armatosura në Krime

719
0

MoS2 Template MasterUshtria ruse zhvilloi sot manovra ushtarake të artilerisë së rëndë në shumë zona të Rusisë, duke dërguar 8 000 trupa të armatosura në Krime dhe në jugperëndim të vendit, pranë kufirit me Ukrainën.

Sipas një deklarate të ministrit të Mbrojtjes, këto veprime ushtarake, që do të vazhdojnë deri në fund të muajit mars, përfshijnë edhe dërgimin e trupave në gadishullin e aneksuar të Krimesë, pranë Armenisë dhe në dy republikat separatiste gjeorgjane të Abkazisë dhe Osetisë së jugut.

Paralelisht, flota ruse në Detin e Zi me bazë në Krime, njofton ATA, po përgatitej për një sulm të mundshëm nga marina armike, ndërsa flota në Detin Baltik, me bazë në veri, po stërvitej me një sulm fiktiv ajror. Këto manovra do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Në 25 shkurt, Moska kishte kryer manovra të ngjashme ku merrnin pjesë rreth 2 000 trupa në zonën e Pskovit në lindje, në kufi me Estoninë dhe Letoninë, dhe kishin për qëllim të pushtonin dhe të shkatërronin aerodromin e një armiku të hamendësuar.

Nga ana tjetër, SHBA-ja ka dërguar 3 000 trupa në vendet baltike brenda tre muajve, për të përforcuar sigurinë e vendeve aleate që janë fqinje me Rusinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here