Home Aktualitet Pallati i Bashes, toka u hipotekua 1 jave para blerjes

Pallati i Bashes, toka u hipotekua 1 jave para blerjes

527
0

pallati-bashesHije të forta dyshime bien mbi hipotekimin dhe më pas shitjen e truallit ku është ndërtuar momentalisht kompleksi “Jon”. Kjo pasi një javë nga hipotekimi i sipërfaqes prej 1663 metra katror, toka është shitur tek Xhuvi Serxhi dhe Xhafer Isufi. Një veprim i tillë, tregon se “pronari” ka pasur mbështetje financiare dhe politike, për marrjen e truallit, që në fakt i takonte shkollës 8-vjeçare “Zenel Murra”

Nënshkrime kontradiktore dhe hije dyshimi për falsifikimin e procesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së së bashkisë Vlorë, bien mbi inixhinierin e këtij institucioni Odhise Zoto. Kjo për shkak se Zoto ka hedhur dy firma që bien në kundërshtim me njëra-tjetrën. E para lidhet me faktin e mbledhjes së 14 qershorit 2010 ku gjatë mbledhjes së Këshillit Teknik, janë marrë një sërë studimesh urbanistike, mes të cilëve dhe studimi i pronarëve të truallit Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi.

Lidhur me këtë studim studim Këshilli Teknik në mbledhjen e sipërcituar, duke ju referuar protokollit të mbledhjes, në të cilën ka qënë i pranishëm i pandehuri Odhise Zoto si dhe relacionit të paraqitur lidhur me këtë mbledhje, të nënshkruar nga i pandehuri në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit Urban, është konkluduar që të mos kalojë për miratim në KRRT.

Mirëpo në një dokument tjetër, Zoto ka hedhur sërisht firmën duke miratuar kalimin e çështjes në KRRT, dhe më pas ka firmosur miratimin e lejës së ndërtimit. Këto veprime arbitrare kanë ndodhur në një periudhe prej dy muajsh.Ndërkohë që në dosje tregohen dyshime të forta edhe lidhur me blerjen e truallit nga shtetasit Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi.

DRITË-HIJET E TOKËS
Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon se trualli ku është ndërtuar kompleksi “Jon” është blerë një javë pasi prona është rregjsitruar si pasuri e palujtshme në hipotekën e Vlorës. Nga të dhënat na rezulton se sipërfaqja me 1663 metra katrorë e ndodhur në zonën e “Ujit të Ftohtë” është rregjistruar në numrin 418 dhe se një gjë e tillë është bërë në 4 nëntor 2009.

Mirëpo pa kaluar 7 ditë nga rregjistrimi i kësaj prone, pronari i vërtetë emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka vendosur të shesë truallin, që ishte lulishte dhe dikur shkolla 8-vjeçare “Zenel Murra”, tek dy personat Xhafer Isufi, vjehrri i Lulzim Bashës dhe Xhuvi Sharxhi. Një gjë e tillë është bërë me anën e kontratës nr. 3364 të datës 11 nëntor 2009, pra një javë pasi ishte rregjistruar prona.

Nuk dihet se sa ka qënë çmimi financiar për metër katror, por një veprim i tillë, tregon se pronari i truallit ka shumë gjasa që të ketë patur mbështetjen financiare dhe politike, për marrjen e sipërfaqes së tokës, që dikur ka qënë pronë e shkollës “Zenel Murra”.

FSHIRJA E DEBATEVE
Gjatë mbledhjes së 17 gushtit 2010 për miratimin e lejës dhe sheshit të ndërtimit të kompleksit “Jon”, ka pasur debate nga anëtarët e KRRT, por që në fakt ndryshe si në rastet e tjera, asnjë nga këto debate nuk janë pasqyruar në procesverbale. Procesverbali i mbledhjes është nënshkruar nga të gjithë anëtarët e KRRT-së ku ka qënë i pranishëm dhe i pandehuri Odhise Zoto, në cilësinë e Drejtorit të Planifikimit Urban.

Zoto ka nënshkruar proces-verbalin pa paraqitur ndonjë vërejtje në momentin e nënshtrimit të tij. Lidhur me miratimin e kësaj leje, nuk përshkruhet në proces-verbal ndonjë diskutim apo ndonjë nga anëtarët e KRRT-së të ketë qënë kundër miratimit apo të ketë paraqitur vërejtje. Ndërkohë nga përmbajtja e procesverbalit rezulton se lidhur me shqyrtimin e dokumentacionit të paraqitur nga subjekte të tjera ndërtuese, janë përshkruar në proces verbal diskutime të veçanta të anëtarëve të KRRT-së së bashkisë së Vlorës. – See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/trualli-i-pallatit-t–bash-s-u-hipotekua-nj–jav–para-blerjes-185743.html#sthash.qTRvfTlW.dpuf

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here