Home Aktualitet Obama: “Kam pire marijuane, jo aq e rrezikshme sa alkoli”

Obama: “Kam pire marijuane, jo aq e rrezikshme sa alkoli”

516
0

> on April 30, 2013 in Washington, DC.Presidenti i SHBA, Barack Obama konsideron se pirja e marijuanës nuk është më shumë e rrezikshme se konsumimi i alkoolit, por sipas tij ligjet janë zbatuar në mënyrë jo të drejtë.

Në një intervistë të publikuar të dielën, Obama pranon se kur ka qenë i ri ka konsumuar marijuanë.

“Unë kam pirë marijuanë si i ri dhe e shoh si një shprehi të keqe dhe ves, i cili nuk dallon shumë nga cigaret të cilat i kam pirë po ashtu si i ri, dhe një pjesë të mirë të jetës”, – i ka thënë Obama gazetës “The New Yorker”.

“Nuk është diçka që inkurajoj. Unë u kam thënë vajzave të mia që mendoj se kjo është ide e keqe, një humbje kohe, dhe e pashëndetshme”,- tha presidenti.

Legalizimi i përdorimit të marijuanës rekreative në shtetin perëndimor të Colorados dhe Washington, sipas tij ishte “një eksperiment” i rëndësishëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here