Home Aktualitet Kredite ne Banke, sekuestro Taçit prej 7.5 mln $

Kredite ne Banke, sekuestro Taçit prej 7.5 mln $

509
0

Rezart-TaçiRezart Taçi ndodhet në telashe të tjera. Biznesmenit Rezart Taçi i është lëshuar urdhëri ekzekutiv për sekuestro me vlerë 7.5 milionë dollarë.

Sipas vendimit të Gjykatës, Nga provat e paraqitura rezulton se është lidhur një kontratë per leshimin e instrumentave financiare dhe /ose kredie me kufi me nr.434 rep,nr.214 kol,dt.09.02.2012 midis Raiffeisen Bank sh.a(kredidhënës)dhe shoqerise Armo sha (kredimarres), shoqerise Taci Oil International Group sha dhe shoqerise Kuid shpk (bashkekredimarres) ne bazë të së cilës palet kane rene dakort qe per lidhjen e kontrates me qellim akordimin e fondeve nga ana e Bankes ne favor te kredimarresit;limiti I shumes qe Banka ka vene ne dispozicion te kredimarresit eshte ne masen 7,250.000 USD.

Sipas percaktimeve te nenit 3 te kontrates rezulton se kjo kontrate eshte lidhur me afat per –per nje kohezgjatje deri ne shtator 2012.Ne kontrate palet kane percaktuar nje sere te drejtash dhe rregullimesh,te cilat jane te detyrueshme per tu respektuar prej tyre.

Ne vijim kontrata e sipercituar eshte ndryshuar me vullnet te paleve me kontraten per leshimin e instrumentave financiare dhe/ose kredie me kufi me nr.4083 rep,nr.1776 kol,dt.28.09.2012,nepermjet te ciles palet kane rene dakort per nje zgjatje te afatit te maturimit te kredise vetem per shumen 7,250,000 Usd deri ne daten 31.10.2012,afat i cili eshte shtyre nepemjet ndryshimeve te realizuara me kontraten per leshimin e instrumentave financiare dhe/ose kredi me kufi me nr.390 rep,nr.197 kol,date 04.02.2013 sipas te ciles afati i ri i maturimit te kesaj kredie eshte data 30.09.2013.Ne kete kontrate kemi dhe ndryshime ne palet ne kuptimin qe tashme kredimarres eshte shoqeria “Taci Oil International Trading& Supply Company “ sha dhe bashke,kredimarres shoqeria Armo sha dhe shoqeria Kuid shpk.

Nga ana e kredimarrësit nuk është shlyer detyrimi i marrë përsipër në bazë të kontratës.Sipas konfirmimit datë 08.10.2013 detyrimi i kredimarrësit i llogaritur nga Banka në këtë datë, kap një shumë në total prej 7,489,484.49 USD.

Duke u ndodhur përpara faktit që kredimarrësi nuk po përmbush detyrimin e tij kontraktor banka i është drejtuar Gjykatës duke kërkuar lëshimin e urdhërit të egzekutimit të kontratës së kredisë se sipercituar,në bazë të nenit 510/d të K.Pr.Civile.

Gjykata pasi u njoh me provat e paraqitura dhe në mbështetje të fakteve: -nga ana e kredimarrësit nuk janë përmbushur detyrimet e tij kontraktore-ripagimi i kredisë sipas kushteve të përcaktuara në kontratë,duke ngelur për t`u paguar deri ne daten 08.10.2013 shuma në vlerën 7,489,484.49 USD;(këtu citojmë dhe shkresën datë 08.10.2013”Konfirmojmë se deri me datën 08.10.2013,detyrimi i huamarrësit…është si më poshtë……) -në nenin 3 të kontratës i ndryshuar gjejmë të përcaktuar:”Afati I ri I maturimit te kesaj linje kredie do te jete 30 shtator 2013” nderkohe qe kredimarresi sipas konfirmimit mbi detyrimin ka pas dates 30.09.2013 detyrimin ne shumen 7,489,484.49 USD, -kontrata per leshimin e instrumentave financiare dhe /ose kredie me kufi datë 09.12.2012,e ndryshuar është një akt për dhënie kredie bankare,duke plotësuar kërkesat e nenit 510/d të K.Pr.Civile; arrin në përfundimin se ndodhemi përpara një titulli ekzekutiv (kontratë kredie bankare) dhe kërkesa e paraqitur për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit të titullit ekzekutiv nga kreditori është e drejtë dhe e bazuar në ligj dhe në prova e si e tillë duhet të pranohet.
Për këtë, Gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here