Flamuri gjigant rreth 40 metra që ndriçoi Tetovën për festën e 28 Nëntorit, ka tmerruar tej mase mediat sllavomaqedonase.
Mediat sllavomaqedonase me ironi kanë shkruar sot për ngjarjen e festës së Flamurit në Tetovë, duke u munduar të zbulojnë se kush qëndron pas këtij flamuri gjigant dhe kush janë personat që e vendosen flamurin ilegalisht në Pallatin e Kulturës, njofton TetovaSot.
Gazeta sllavomaqedonase, Utrinski Vesnik, thotë se përsëri u vendis flamuri gjigant në Pallatin e Kulturës në Tetovë, si çdo vit edhe kësaj radhe nuk dihet se kush e vendosi flamurin.
Televizioni maqedonas Alfa Tv, thotë se sipas ligjit, flamuri i bashkësive duhet të vendoset së bashku me atë shtetëror dhe të jetë më e vogël se një e treta e tij.
Televizioni sllavomaqedonas, Vesti 24, thotë se ligji për përdorimin e flamujve të bashkësive në vend duhet të qëndrojë pranë edhe flamuri shtetëror.