Home Aktualitet Rinisin rreshjet e shiut, serish frike nga permbytjet

Rinisin rreshjet e shiut, serish frike nga permbytjet

566
0

permbytje1Reshjet e dendura kanë rinisur gjatë natës duke rritur sërish nivelin e ujit në lumenj i cli ishte ulur një ditë më parë pas rënies së intensitetit të shiut.

Ka qenë pikërisht kjo situatë e parashikuar nga meteorologët arsyeja edhe për thirrjet e autoriteteve që banorët e evakuuar nga zonat e përmbytura të mos kthehen nëpër banesat e tyre.

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë nisur prej 1 jave tashmë kanë mbuluar 17 mijë hektarë tokë dhe kanë përmbytur edhe disa banesa duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale por edhe në bujqësi dhe bagëti në disa zona.

Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme bilanci i përmbytjeve deri më tani është 17 mijë hektarë tokë bujqësore nën ujë, 5 mijë hektarë mbi të cilat ka dhe banesa janë gjithashtu nën ujë. Nga përmbytjet 600 familje të evakukuara, e ndërsa pjesa më e madhe e tyre është strehuar tek fqinjët apo të afërmit. Sipas Ministrisë së Brendshme janë shpërndarë pako ushqime si dhe janë angazhuar 2100 forca në terren.

Në Vlorë niveli i lumit të Vjosës ka rënë, por situata është nën monitorim pasi ka reshje të shumta në Gjirokastër dhe pritet që të shtohen ndjeshëm prurjet e lumit, në kaskadën e Selevecit niveli i ujit ka rënë 10 cm aktualisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here