Home Aktualitet Domenika i rikthehet lumturisë, një mashkull i ri në jetën e saj

Domenika i rikthehet lumturisë, një mashkull i ri në jetën e saj

670
0

Në “Big Brother Albania” kanë qenë me dhjetëra konkurrentë të cilët janë bërë të famshëm me një shpejtësi të madhe por që dhe janë harruar në të njëjtën mënyrë. Në katër edicione personazhi që mbajnë mend të gjithë është Domenika e cila spikati që në fillim të lojës dhe deri në fund. Edhe një vit pas përfundimit të lojës, Domi siç e njohin të gjithë është ndër personazhet më të kërkuara të medias. Tashmë Domenika është dhe e dashuruar. Përherë të parë këtë e thotë për gazetën “Tirana Observer” por duke dashur që të ruajë anonimatin e njeriut të saj të zemrës. Në një intervistë ku flet për gjithçka Domi nuk lë pa përmendur dhe të ardhmen e saj e cila siç shprehet do të ketë surpriza të këndshme.

Çfarë është duke bërë Domenika në këto momente, shkolla, diplomimi, planet për teatrin në Vlorë janë në fokus apo janë lënë pas dore?
Po shijoj një moment të bukur të jetës time, ç’do gjë është në vijë dhe jam e lumtur për këtë!
Firence është qyteti i ëndrrave të tua, apo vendi që po jetoni sa të diplomoheni?
Firenze është një qytet “Rinashimental”, vend përrallor të cilin e këshilloj për ta vizituar dhe për të kaluar një periudhë turistike të këndshme në pranin e artit. Të poezisë, kulturës dhe kuzhinës tipike Toskane. Për të jetuar i kushtueshëm si qytet. Megjithatë nuk jam për shumë kohe, duke patur plane të ndryshme!
E keni ndjekur “Big Brother 4”? Cili është personazhi që mendoni se do fitojë në fund?
Të them të drejtën nuk e kam ndjekur, po më është rastisur të shoh spektaklin dy herë kur erdha në Shqipëri dhe ka disa “tipa” që më bënë përshtypje. Tek ta gjej pjesë të karakterit tim! Marjeli(luani i vërtet) shumë sensibël dhe preket direkt, lotët rrëke më keq se mua. (qesh). Mirjeta me padjallëzinë dhe ëmbëlsinë e saj shkojnë në kopje me Marjelin. Në fund heroin tonë Gysen (Ergysi), bombë fare.. artist brenda dhe jashtë, kemi të njëjtat preferenca muzikore!
Nga tre fituesit e parë, Arbri, Qetësori dhe Jetmiri, sipas jush cili ka fituar pa meritë?
Nuk i kam ndjekur dy të parët dhe për këtë nuk mund t’i barazoj dot. Njëkohësisht nuk mund të jap një opinion të caktuar.
Nëse do të ofronin mundësinë të konkurroje sërish për BB, a do të merrje pjesë?
”Big Brother” e ka lezetin kur si eksperiencë shijohet vetëm njëherë. Përherë të dytë nuk e ka shijen e njëjtë.
Si po të shikon jeta me të dashurin e ri?
Shhh… për këtë do kemi kohë të flasim, për momentin po e mbaj në privatësi lidhjen time. Po sa shpejt e morët vesh eh!?? (qesh)
E mban të fshehtë lidhjen e re sepse nuk do të të shqetësojnë paparacët apo është zgjedhje e të dyve për ta mbajtur sekret?
Është më shumë zgjedhja jonë.
Ke në mendje një vit se kur do të martohesh?
Hahaha jo jo…Martesa do kohën e vet, për momentin jemi shumë ok kështu.
Je për bashkëjetesë dhe me pas martesë apo martesë direkt?
Besoj se bashkëjetesa i bën njerëzit të njihen më mirë me njeri- tjetrin, se dy njerëz janë të lumtur dhe të dashuruar për ata martesë është ç’do ditë. Normale nuk është një firmë në komunë dhe dy rrathë floriri që e bëjnë të funksionojë një lidhje.
Cili është personi më i rëndësishëm që keni folur në telefon ndonjëherë?
…gjithmonë motra ime, Mama Vale! Ç’do telefonatë mes nesh është si një gonxhe e porsa çelur.
Do donit të jetonit në një botë ideale siç thotë Saviano apo një jetë plot qejfe si Berlusconi?
Në një botë ideale si thotë Saviano dhe se lëviz topi. (qesh)
Për italianët, Shqipëria është një vend që i furnizon me prostituta, një vend me prapambetje ekonomike apo një fqinj që të bie në mend vetëm kur ka trazira?
Një vend ku gjejnë dhe e shfrytëzojnë në maksimum dhe ku investimet e tyre kanë frute të mrekullueshëm, pa lënë dhe të fundit. Kur ka trazira është e para në listë që përmendet!
Do lejonit fëmijën tuaj të bëhej pjesë e një reality-shou të tipit Big Brother?
Nëse do e dëshironte, po. Do ishte një eksperiencë e mirë për të përballur me realitetin e hidhur!
Sipas mendimit tuaj a duhet lejuar seksi para moshës 18 vjeç?
Nuk ka një moshë te caktuar të shkruajtur në ndonjë tapir, kur vajza ose djali e ndjejnë për të bërë seks dhe janë të përgatitur psikologjikisht duke marrë parasysh dhe një përgatitje të edukatës seksuale në shkolla dhe nga familjet, në këto raste nuk ka një moshë të përcaktuar!
Ka Domi një surprizë për fansat që krijoi në “Big Brother”? Cili është plani yt më i afërt për diçka të krijuar prej teje?
Një ose më shumë surpriza i kam, por po t’i them që tani humbet efekti surprizë. Dua t’i përshëndes me gjithë zemër dhe t’i falënderoj për mbështetjen dhe buzëqeshjet që më kanë dhuruar gjatë gjithë kësaj kohe! Ju adhuroj! Jeni zemrat e mia!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here