Home Aktualitet Tirane, INUK nis aksionin e prishjes se ndertimeve te Ali Demi

Tirane, INUK nis aksionin e prishjes se ndertimeve te Ali Demi

642
0

tirane-inukInspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur ditën e sotme një aksion për prishjen e objekteve pa leje, në zonën e Ali Demit në Tiranë. Mësohet se gjatë këtij aksioni, pritet të prishen rreth 600 objekte të jashtëligjshme, teksa aksioni i INUK, do të nisë në zonën e Ali Demit për të vijuar drejt qendrës së kryeqytetit.

Askioni është përshëndetur edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka cilësuar këtë si vijim të shkuljes së çibanëve, që sipas tij, janë lejuar të ndërtohen, nga neglizhenca e Bashkisë së Tiranës.

“Vijon ne TR shkulja e çibaneve qe mbine kudo neper trotuare e ne mes te rrugeve te braktisura nga bashkia.” shkruan Rama

INUK prej kohësh ka zhvilluar aksione në kryeqytet për shembjen e objekteve pa leje, si dhe për lirimin e hapësirave publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here