Home Aktualitet Houston do ti jepet lamtumira e fundit me 18 Shkurt

Houston do ti jepet lamtumira e fundit me 18 Shkurt

426
0

18 shkurti është data e caktuar për mbajtjen e varrimit të Uitni Hjustonit, në qytetin e saj të lindjes Njuark të Nju Xhersit, ndërsa ceremonia mortore mbahet në kishën, në të cilën ka kënduar si e vogël.

Pronari i Shtëpisë së funeraleve Whigham në Njuark tha se ylli i popit do të varroset në mesditën e së shtunës. Dyzetetëvjeçarja vdiq të shtunën e kaluar në një hotel në Beverli Hills të Kalifornisë, vetëm disa orë përpara se të paraqitej për një performancë si parapërgatitje për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.

Autoritetet kanë hedhur poshtë dyshimet në lidhje me vdekjen e saj, pasi shkaku i vdekjes mësohet pas kryerjes së testeve toksikologjike. Hjuston arriti famën gjatë viteve të 80-90-të me hitet si “Greatest Love of All” dhe “I Ëill Alëays Love You.” Pë vite të tëra ajo ka luftuar me drogën, duke qenë në varësi të plotë ndaj saj.

Previous articleBora shton rrezikun nga orteqet
Next articleBerisha mbledh shtabin e emergjencave civile

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here