Përmirësimi i situatës sinoptike, problemet aktuale si dhe rreziqet e orteqeve në zonat veriore dhe verilindore do të jenë në qendër të diskutimeve të mbledhjes së Shtabit Ministror të Emergjencave. Në orën 20:00 kryemistri Berisha do të zhvillojë një mbledhje me këtë shtab, ku pritet të bëhet një panoramë e situatës në vend si dhe përcaktimi i masave të mëtejshme të veprimit. Ndërkohë zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka mbledhur sot shtabin e emergjencave civile në Pukë. Gjatë fjalës së Haxhinasto ka vlerësuar punën e bërë, ndërsa ka theksuar se vazhdon puna për hapjen e rrugëve në zonat e thella. Ndër të tjera ai u shpreh se vëmendje dhe gadishmëri maksimale ka shërbimi mjekësor për të përballuar cdo emergjencë të mundshme.