Home Shendetesi Seksi ndihmon te mbash trupin ne forme

Seksi ndihmon te mbash trupin ne forme

1047
0

make-sexThashetheme: Gjatë aktivitetit seksual mund të digjen midis 100 dhe 300 kalorive.
Ne e dëgjojmë gjatë gjithë kohës që seksi është një stërvitje e madhe, por si janë realisht faktet? Sa mund ta konsiderojmë seksin si ushtrim?

Përgjigjja: Seksi djeg pak kalori, pra jo aq sa të zëvendësojë palestrën. Sipas një studimi të kryer nga Neë England Journal of Medicine, seksi zgjat mesatarisht gjashtë minuta, me një djegie mesatare prej 21 kalorish.

30 minuta seks mund të djegin rreth 85-100 kalori.

Por si mund ta rrisni sasinë e kalorive të harxhuara nën cërcafe?

Seksi i mëngjesit: Të pasurit marrëdhënie seksuale në mëngjes, është një ide e shkëlqyer për disa arsye. Nivelet e testosteronit të një burri janë më të larta mes orës 7 dhe 8 të mëngjesit. Gjithashtu,kjo mund tju shërbejë si nxemje dhe pas saj ngrihuni nga shtrati dhe filloni stërvitjen e vërtete. Tani keni një arsye me vlerë për të vendosur herët alarmin e orës suaj!

Ndryshoni: Si me çdo stërvitje, është e rëndësishme që të provoni gjëra të reja dhe të ndryshme gjatë gjithë kohës. Duke marrë pozicione të ndryshme, ju përdorni muskuj të ndryshëm, vazhdimisht vini në provë trupin tuaj dhe kjo do ti pëlqejë dhe partnerit/partneres suaj. Në këtë mënyrë keni kryer edhe një stërvitje të mirë.

Flexi-seksi: Në një klasë yoga, digjen diku midis 100 dhe 300 kalori për gjysmë ore. Përfshirja e disa nga pozicioneve të yoga-s në jetën tuaj seksuale, i rrit goxha shpenzimet e kalorive.

Ne treguam tashmë se seksi nuk mund të llogaritet si formë ushtrimit primar, por pse të mos ushtrohemi për seks më të mirë?

Studimet tregojnë që gratë të cilat bëjnë stërvitje rregullisht. kanë jetë më aktive seksuale, arrijnë orgazmën më shpejt dhe ndizen më të lehtë se femrat që nuk ushtrohen.
Për më tepër, në këtë studim u vu re se gratë pas 20 minutash stërvitje të fuqishme, i përgjigjeshin më tepër stimujve seksual.

Tek meshkujt, ushtrimi i shkurtër intensiv, lidhet me nivelet e rritura të testosteronit, të cilat stimulojnë interesin dhe sjelljet seksuale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here