Home Aktualitet Ndertimet pa leje, do prishet edhe “pallati i Bashes”

Ndertimet pa leje, do prishet edhe “pallati i Bashes”

627
0

vlore-ndertimeIniciativa e Edi Ramës për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë bregdetit të Shqipërisë po kalon në masa serioze.

Nuk do të preken vetëm ndërtesëzat, apo të sapofilluarat, por edhe pallate. E me sa duket do të niset direkt me ish- kundërshtarin e tij për bashkinë e Tiranës. Pallati në
Vlorë i mbiquajtur “pallati I Lulzim Bashës” është vënë në shënjestrën e “fadromës” socialiste.

Burime pranë kësaj partie pohojnë se megjithëse ky pallat ka një leje të miratuar nga bashkia e Vlorës e drejtuar nga Shpëtim Gjika, janë duke u parë të gjitha procedurat e
ndjekura, e nëse do të vërehen shkelje, apo mangësira, nuk do të ketë falje.

Deri tani, ky ndërtim ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm të qytetarëve të Vlorës, që janë ankuar për të, pasi ka zënë një nga pjesët më të bukura të Vlorës, por edhe
të politikës e të ambientalistëve, të cilët kanë protestuar disa herë. Megjithatë punimet kanë vazhduar, nën emrin e vjehrrit të Lulzim Bashës, por megjithatë nga ky pallat ende
nuk ka asnjë banesë të shitur, diçka e çuditshme kjo në një vend aq të lakmuar.

Pallati ka nisur ndërtimin pak vjet më parë, pranë vendit që në Vlorë quhet “Uji i Ftohtë” . Letrat në bashki janë në emër të vjehrrit të Lulzim Bashës, aktualisht kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe një nga pretendentët për të marrë postin e kryetarit të Partisë Demokratike pas dorëheqjes së Sali Berishës.

Megjithatë iniciativa e fundit e Edi Ramës, i cili do të marrë detyrën e kryeministrit të Shqipërisë në shtator të këtij viti, mund të sjellë edhe një nga “betejat” më të forta në
rrafshin e prishjes së ndërtimeve në bregdet, ku me sa duket do të përfshihen edhe ato ndërtime me leje, me qëllimin e vetëm mbrojtjen e tij (bregdetit) nga ndërtimet e
pastudiuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here