Home Aktualitet Projekti turk, xhamia e Et’hem Beut me e madhja ne Ballkan

Projekti turk, xhamia e Et’hem Beut me e madhja ne Ballkan

655
0

xhamiaDrejtoria për Çështje Fetare në Turqi ka njoftuar planet e saj për të ndërtuar xhaminë më të madhe në Ballkan, xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke sipas të cilave, xhamia e re që do të ndërtohet në Tiranë do të ketë një kapacitet prej rreth 4500 besimtarësh mysilmanë që do të mund të luten në të.

Është drejtori i Çëshjteve Fetare në Turqi, Ismail Palakoglu  që ka konfirmuar këtë fakt, duke shtuar se faljes së besimtarëve myslimanë në sheshin qendror të kryeqytetit shqiptar do t’i vijë fundi

“Vetëm 60 njerëz janë në gjendje për tu falur në të njëjtën kohë në xhaminë e Et’hem Beut, pavarësisht nga fakti se 70 % e popullsisë së mbi 300.000 banorëve në Tiranë është myslimanë. falen në sheshin e Tiranës, gjatë pushimeve për shkak se Xhamia nuk është mjaftueshëm e madhe. Ka vështirësi gjatë motit me shi. Por në xhaminë e re, e cila do të ketë katër minare, 4500 njerëzit do të jenë në gjendje për t’u falur.” theksoi Palakoglu.

Palakoglu tha se procedura e licencës është ende në vazhdim e sipër, por shtoi se ata kanë planifikuar për të përfunduar ndërtimin e xhamisë brenda dy apo tre viteve të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here