Home Politike Negociatat sekrete:Oferta e re e Partisë Socialiste për fletët e votimit

Negociatat sekrete:Oferta e re e Partisë Socialiste për fletët e votimit

594
0

Muaji gusht nuk i ka ndërprerë negociatat mes krerëve të grupeve parlamentare PD-PS, për gjetjen e një zgjidhje të krizës së tejzgjatur politike në vend. Ky fakt, konfirmohet nga sekretari për çështjet ligjore në selinë rozë Fatmir Xhafaj, i cili pas 2 raundeve negociatash mes Ruçit dhe Patozit, pohon se selia rozë ka ndërmarrë hapa, duke i paraqitur propozime konkrete kryetarit të grupit kuvendor demokrat, te cilat për shkak të konfidencialitetit nuk bëhen ende publike për mediat. Sipas z. Xhafaj, Partia Socialiste është e gatshme të gjejë një zgjidhje në funksion të transparencës së zgjedhjeve. Në këtë pikë, sekretari për çështjet ligjore, ngre shqetësimin për nevojën urgjente të ngritjes së komisionit hetimor parlamentar, duke mbledhur edhe Parlamentin ne seance te jashtëzakonshme. I menjëhershëm ishte reagimi i mazhorancës, që është e gatshme të mbledhe Kuvendin por pa ndryshuar qëndrim.
Oferta socialiste
Nuk ka pushime për Gramoz Ruçin dhe Astrit Patozin, dy të mandatuarit për zgjidhjen e krizës politike. Negociatat e ditëve të fundit janë në atë pikë, tregon Fatmir Xhafa, kur pritet një përgjigje nga Partia Demokratike për disa propozime të fundme për marrëveshjen politike. “Të dy të mandatuarit e forcave respektive politike, kanë biseduar dhe kanë arritur në një nivel të caktuar duke pranuar një sërë elementesh të rëndësishëm për ngritjen e komisionit hetimor dhe mënyrën se si do të funksionojë ky komision. Gjate këtyre ditëve kemi bërë hapa konkrete, zoti Ruçi i ka ofruar zotit Patozi propozime konkrete. Se cilat janë ato, në ç’mënyrë janë dhe se si do të reagojë përfaqësuesi i PD-sw, kjo nuk më takon mua ta them. Ne jemi gati që nëse edhe sot kërkohet ta mbledhë Parlamentin, për këtë duhet Parlamenti të zgjidhë krizën, ne jemi gati ta votojmë, të fillojw punën komisioni hetimor dhe në kushtet e këtij sezoni të nxehtë vere”, tha Fatmir Xhafa, deputet i PS-së. Në emër të partisë së tij, Xhafaj tha se opozita është gati për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit pikërisht për këtë komision hetimor. Ai tha më tej, se negociatat midis PS-së dhe PD-së, po vijojnë, por akuzoi mazhorancën se nuk ka vullnet për të zgjidhur këtë ngërç dhe për të plotësuar kërkesat e PE-së.
PD: Gati të mbledhim Kuvendin
Partia Demokratike thotë se është e gatshme të votojë në çdo komision hetimor në Parlament, por lë të kuptohet se propozimet e Partisë Socialiste nuk respektojnë rezolutën e Parlamentit Evropian, që kërkon hetimin e materialeve zgjedhore. “Grupi Parlamentar i PS-së ka bërë propozimet e tij, në të cilat rikonfirmohen, në përgjithësi, pozicionet e tyre të mëparshme. Grupi parlamentar i PD-së konsideron se, në respekt të Kushtetutës, të Kodit Zgjedhor dhe të vendimeve të gjykatave të vendit, rezoluta e Parlamentit Evropian mund dhe duhet të zbatohet në frymë dhe në gërmë. Rezoluta e Parlamentit Evropian është e qartë si kristali në qëndrimet e saj. Çdo interpretim partiak i saj është i padobishëm. Në zbatim të kërkesave të rezolutës, grupi parlamentar i PD-së është i gatshëm, në çdo kohë, të thërrasë parlamentin”, u shpreh deputeti demokrat Viktor Gumi. Megjithëse propozimet e socialistëve nuk janë bërë publike, duket se ato nuk përmbushin kërkesat e demokratëve, sipas të cilëve përpara se të nisë hetimi, për fletët e votimit duhet të ketë një vendim nga Gjykata Kushtetuese ose opinion nga Komisioni i Venecias, ose me nisjen e hetimit, fletët e votimit duhet të digjen siç parashikohet në Kodin Zgjedhor.

Fatmir Xhafaj
“Të dy të mandatuarit e forcave respektive politike, kanë biseduar dhe kanë arritur në një nivel të caktuar duke pranuar një sërë elementesh të rëndësishëm për ngritjen e komisionit hetimor dhe mënyrën se si do të funksionojë ky komision. Gjate këtyre ditëve kemi bërë hapa konkrete, zoti Ruci i ka ofruar zotit Patozi propozime konkrete. Se cilat janë ato, në ç’mënyrë janë dhe se si do të reagojë përfaqësuesi i PD, kjo nuk më takon mua ta them. Ne jemi gati që nëse edhe sot kërkohet ta mbledhë Parlamentin, për këtë duhet parlamenti të zgjidhë krizën, ne jemi gati ta votojmë, të filloj punën komisioni hetimor dhe në kushtet e këtij sezoni të nxehtë vere”, tha Fatmir Xhafa, deputet i PS-së.

Viktor Gumi
“Grupi Parlamentar i PS-së ka bërë propozimet e tij, në të cilat rikonfirmohen, në përgjithësi, pozicionet e tyre të mëparshme. Grupi Parlamentar i PD-së konsideron se, në respekt të Kushtetutës, të Kodit Zgjedhor dhe të vendimeve të gjykatave të vendit, rezoluta e Parlamentit Evropian mund dhe duhet të zbatohet në frymë dhe në gërmë. Rezoluta e Parlamentit Evropian është e qartë si kristali në qëndrimet e saj. Çdo interpretim partiak i saj është i padobishëm. Në zbatim të kërkesave të rezolutës, grupi parlamentar i PD-së është i gatshëm, në çdo kohë, të thërrasë parlamentin”, u shpreh deputeti demokrat Viktor Gumi.

Në favor të Presidentit Topi ka dalë dhe paraardhësi i tij,

Moisiu: Topi s’ka shkelur Kushtetutën, PD-ja kërkon ta nënshtroje

Paraardhësi i Bamir Topit në krye të shtetit, Alfred Moisiu, del në mbrojtje të këtij të fundit në debatin për Gjykatën Kushtetuese. Për ish-Presidentin, pasardhësi i tij ndodhet në mes të një sulmi nga mazhoranca që e zgjodhi 3 vite më parë, ndonëse nuk e ka shkelur Kushtetutën. “Nuk shoh asnjë shkelje kushtetuese në këtë rast. Kjo është për të ardhur keq, sepse duket qartë që është një synim politik i mazhorancës, për të goditur Presidentin dhe për ta nënshtruar Presidentin e Republikës”, thotë Alfred Moisiu, ish-President. President deri në 2007-n, e sheh si pozitive nismën për të rregulluar me ligj veprimtarinë e këtij institucioni. Por sipas tij, në të duhet të përfshihet dhe statusi i ish-Presidenteve. “Për gjykimin tim, ky ligj nuk prish punë, të përcaktohen disa gjëra që pavarësisht se në Kushtetutë janë të njohura dhe të mirëshkruara të drejtat legjitime të presidentit, por ka dhe gjëra që nuk janë saktësisht të caktuara, të drejtat dhe detyrat e presidentit kur është në funksion, edhe kur largohet nga detyra”, u shpreh ai. Moisiu kujton 2007-n kur Vladimir Kristo mori kryesinë e Gjykatës Kushtetuese, me disa ditë vonesë nga skadimi i mandatit të paraardhësit të tij. “Në 2007 kur kishte skaduar disa ditë mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe u bë gati një revoltë, më quajtën dhe që po bëja grusht konstitucional. Ndërsa me sa di unë, kryetarit aktual i ka skaduar në fillim të qershorit mandati dhe ky problem u nxeh në fund të korrikut, pra dy muaj me vonesë”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here